• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli, tronditet Mamurrasi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tronditet sërish Mamurrasi! Mbrëmjen e kësaj të enjteje rreth orës 21:45 një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e Sh.N. Policia tha se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *