• |
ide | kryesore

Sulmet kibernetike, SHBA do të sanksionojë Rusinë

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë një sërë sanksionesh kundër Rusisë të cilat do të shënjestrojnë rreth 30 individë dhe entitete të caktuara. Sipas burimeve që citohen nga mediat amerikane, presidenti Joe Biden mund të lëshojë një urdhër ekzekutiv gjatë orëve në vazhdim. Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë gjithashtu dëbimin e një sërë diplomatësh rusë nga vendi. Burimet thonë se e gjitha kjo është në kundërpërgjigjie ndaj sulmeve kibernetike të Rusisë, përfshirë ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Sanksionet vijnë në një moment tensionesh në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës. Në një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin të martën, Biden tha se do të vepronte me vendosmëri në mbrojte të interesave kombëtare. Muajin e kaluar presidenti amerikan e cilësoi një vrasës, homologun rus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *