• |
ide | kryesore

Video/ Romën e shpëton Dzeko dhe goli i anulluar i Tadic: United, Arsenal e Villareal gjysëmfinalistët e EL

-Instant, F1, Sport, Video



Përcaktohen katër skuadrat gjysëmfinaliste të Europa League, pa asnjë surprizë, edhe pse Ajax i shkoi shumë pranë befasisë në Olimpico. Roma vazhdon të mbajë njgyrat e Italisë në Europa, por vetëm falë Dzekos, ndërsa Slavia dërrmohet në shtëpi nga Arsenal 0-4. Cekët iluzionuan me barazimin në Emirates, por kthimi nuk pati histori, ashtu si në Old Trafford ku United kualifikohet pa shqetësime e ashtu si në Spanjë ku Villareal mposhti edhe në ndeshjen e dytë kroatët e Dinamo Zagreb.



Pas fitores në ndeshjen e parë (1-2), ekipit të Fonseca i mjaftoi vetëm 1-1 në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Evropës për të eliminuar Ajax dhe për të fluturuar në gjysmëfinale. Në Olimpico në pjesën e parë ishin holandezët ata që bënë ndeshjen, por verdhekuqtë rezistuan. Në pjesën e dytë Brobbey (49 ‘) zhbllokoi ndeshjen e Tadic dyfishoi duke trembur Romën, por në ndihmë i erdhi arbitri që anulloi golin me ndihmën e Var dhe pastaj shpëtimtari ishte Dzeko (72’), që vulosi kualifikimin. Me vuajtje dhe të shumta. Por me një zemër gjigande deri në fund, deri në frymën e fundit. Roma barazoi me Ajax (1-1) dhe arriti gjysmëfinalen e Europa League, saktësisht e teta në historinë e tyre evropiane. Për t’i dhënë verdhekuqve sigurinë se ishin në gjendje të përballen me United në raundin e ardhshëm ishte Edin Dzeko, në golin e tij të tridhjetë Evropian me Romën (dhe 117 në total), me një devijim në sparkatë në një aksion personal nga Calafiori që ndërpreu kështu një seri vuajtjesh të mëdha. Ajax në fakt kishte kaluar në avantazh në fillim të pjesës së dytë me Brobbey dhe gjithashtu kishte gjetur edhe 2-0 me Tadic (anuluar me ndihmën e Var). Sidoqoftë, dhurata më e mirë erdhi nga Edin Dzeko, njeriu më i pritur. Për një mijë arsye.



Do të jetë ndërkohë, Manchester United kundërshtari i Romës në gjysëmfinale të Europa League. Red Devils, në fakt, përsëritën 2-0 e maturuar në Spanjë e mposhtën Granadën falë Cavanit (6’) e një autogoli të Vallejo (90’).


Dy skuadrat e tjera që do të diskutojnë një vend në finale janë Villarreal e Arsenal: Nëndetësja e Verdhë mposhti 2-1 në shtëpi Dinamo Zagareb, ndërsa Gunners, pas 1-1 në Emirates, morën përpara 4-0 Slavian e Pragës.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *