• |
ide | kryesore

Basha thirrje socialistëve ti bashkohen ndryshimit: Rreziku më i madh për Shqipërinë, një mandat i tretë për Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga vizita e tij në Ndroq, Lulzim Basha iu bëri thirrje socialistëve që t’i bashkohen marshimit drejt ndryshimit, duke mbështetur kështu PD-në.

Kryedemokrati tha se rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tretë për Edi Ramën.

“Ky është vendi ynë, i shqiptarëve, që presin BE. Ne jemi një familje. Një popull, një komb. Sot ka një thirrje për socialistet dhe socialistët e ndershëm, për mbështetësit e PS në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë e bashkohen me ndryshimin. Por edhe ata të cilët me zemrat e tyre e dinë se nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona, ne jemi një familje. Ju keni vuajtur të njëjtat sfida, keni të njëjtat shpresa e dëshira për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftojmë ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit.

Ndryshimi i vërtetë që do të bëjë të mundur vende pune, ulje të kostos së jetesës. Tani që e ka kuptuar që ka humbur kërkon që të bëhet pjesë e qeverisës së aleancës për ndryshim. Përgjigja ime është jo. Sepse siç e ja thënë dikur vetë; kur ke pasur 8 vite dhe ske arritur dot ato që ke premtuar, si arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë, se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, për shqiptarët, është një mandat i tretë për Edi Ramën.

Ndaj të bëhemi bashkë të gjithë, për ndryshimin.”, u shpreh Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *