• |
ide | kryesore

Bebe Rexha publikon baladën e re (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj të radhës nga albumi në ardhje, “Better Mistakes”.

“Sabotage” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë. Kënga është kompozuar dhe shkruar nga: Bebe Rexha, Greg Kurstin, Jon Hume, Michael Matosic, dhe Michael Tighe Artistja shqiptare e publikoi këtë baladë shoqëruar me një klip, në të cilin ajo vjen me disa skena të ndjeshme dhe emocionale, të cilat i përshtaten tematikës që trajton kënga.

“Kjo këngë do të thotë absolut bota për mua. ‘Sabotage’ ka dalë tani, shpresoj të kënaqeni album Albumi im i ri ‘Better Mistaakes’ është gjithashtu i disponueshëm për para-porositje tani”, shkroi Rexha në Instagram pas lansimit të projektit muzikor.

“Sabotage” përndryshe bëhet kënga e tretë nga albumi i saj i ri që publikohet para daljes në treg të tij , zyrtarisht më 7 maj. Deri më tani janë publikuar edhe dy këngë të tjera të cilat kanë pasur shumë sukses: “Sacrifice” dhe “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *