• |
ide | kryesore

“Big Brother” në listat PS/ Si votojnë krerët e drejtësisë së re (emrat dhe faksimilet)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në rrjetën e vjedhjes së të dhënave personale që Partia Socialiste i përdor për qëllimet e saj elektorale kanë rënë edhe drejtuesit e organeve të reformës në drejtësi, ata të prokurorisë speciale dhe ata të SPAK. 


LEXO EDHE: Dokumenti sekret/ Si i përgjon PS prokurorët e SPAK. Sa prej tyre janë votues të sigurtë të Rilindjes (faksimilet)


Lapsi.al ka arritur ta sigurojë pak ditë më parë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve, por edhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kështu ne kemi kërkuar në database emrat e personave të zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetarja e saj në detyrë Vitore Tusha konsiderohet si votuese e LSI dhe ka patronazhist Denis Mersinin.

Vettingu, Gjyqtarja Vitore Tusha hije dyshimi mbi pasurinë - Aktualitet
Ndërsa anëtarja tjetër e kushtetueses e zgjedhur me votat e PS, Elsa Toska në listat e kësaj parti figuron si një votuese e saj e sigurtë.

Tjetër mendim kanë patronazhistët e PS për anëtaren e zgjedhur nga presidenti Meta, Sonila Ibrahimi. Ajo ka patronazhiste Enida Malaj dhe në lista rezulton “e pasigurtë” dhe me preferencë të papërcaktuar.

Një rast tjetër interesant është edhe ai i Arta Vorpsit. Ajo u votua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga parlamenti, por nuk u dekretua si e paligjshme nga presidenti Meta. Më pas ajo shkoi të betohej në një noter poshte urës së Lanës. Po tu besosh listave të Rilindjes ajo e ka bërë këtë për t’i shërbyer partisë sepse në to ajo rezulton votuese e sigurtë e PS. 

Arta Vorpsi nuk heq dorë, paraqet në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese – FaxWeb
Prokurorja e sapozgjedhur e Tiranës Elisabeta Imeraj, ndonëse e përfshirë në konfliktet e fundit me PD nuk rezulton e përfshirë politikisht.

Akuzat e Bashës/ Kryeprokurorja Imeraj: Sulme personale për shkak të dosjeve që ka, përballemi në Gjykatë - Në Fokus
Po kështu as kreu i KLP që e zgjodhi atë ende pa marrë vetingun, Gent Ibrahimi nuk është ngjyrosur. Për të partia ka caktuar patronazhist Dhurata Hykën.

Gent Ibrahimi: Jam krenar që kam punuar për Soros, s'kam lidhje me PS. Prokurorët e SPAK-ut do të jenë më të mirë – Gazeta Tema
Ndërsa më neutral duket sipas të dhënave të PS-së Prokurori i ri i sapo Zgjedhur Olsian Çela. Atë partia e vëzhgon me anë të Erid Bicit.

PROFIL/ Olsian Çela, faqe e re për drejtësinë shqiptare, 'armiku' i Arta Markut që 'zbërtheu' dosjet e nxehta të grupeve kriminale, 'KLANI' i miqve që iu rrënuan se e mbështetën… – Dosja
 Shefin e SPAK, Arben Krajën socialistët e llogarisin mes votuesve të tyre të sigurtë.

Askush nuk do të kishte dyshime për Ardian Dvoranin që së fundi u largua nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë pas përplasjeve me presidentin Meta për të manipuluar një vend në kushtetuese. Edhe për PS ai rezulton i kuq flakë.©Lapsi.al

 

13 Comments

  1. Por unë nuk mendoj se rotacioni për hir të rotacionit është gjithmonë i shëndetshëm, veçanërisht nëse votuesit rrotullohen në një grup politikanësh si Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët ende nuk kanë larë ndyrësirat e korrupsionit nga fytyrat e tyre nga hera e fundit kur ata ishin në pushtet. Më duket komike dhe e egër që Berisha dhe Basha kanë ndërtuar dënimin e tyre për qeverinë ekzistuese mbi tre shtylla të korrupsionit, korrupsionit, korrupsionit, por pa dhënë ndonjë ide konstruktive për përparimin e Shqipërisë.

    Nuk e di në çfarë mase, nëse ka, qeveria Rama ka marrë pjesë në praktika korruptive pasi nuk kam prova konkrete që janë më shumë sesa mund të them për Sali Berishën. Ajo që di është se Berisha dhe unë kemi bashkëpunuar në largimin e qeverisë Nano nga pushteti dhe kam punuar me dëshirë me Berishën, sepse mendoja që Nano ishte i keq për vendin. Mos harroni, libri i lojërave të Berishës nuk ka ndryshuar. Atëherë unë kisha informacionin tim për Nanon, të cilin unë e di se është e vërtetë, por Berisha e rriti këtë informacion me të ashtuquajturën inteligjencë të tij.

    Afërmendsh, shumica e informacionit të Berishës bazohej në gënjeshtra të drejtpërdrejta dhe ai kurrë nuk ndoqi hetimet e ndonjërit prej atyre që akuzoi padrejtësisht për korrupsion

    1. E kujt i plasi ka*i se cfare mendon ti o b*theshkyer i rilindjes. Gjeja e pare qe duhet te besh eshte te kthesh ato leket qe merr nga taksat tona cdo dite duke u marre me keto komente idiote copy-paste te marra nga portalet proRama. Gjeja e dyte qe duhet te besh, eshte te stervisesh mire b*then per diten qe do te shkosh tek ajo shtepia pa qera sepse do te te sulen te burgosurit e uritur per seks. Kerko edhe info para se te shkosh atje sepse nuk i dihet, te perdhunojne ne grup dhe te del jashte perdorimit skapamento. Mos u merzit, dy tre vite do rrish, vetem se kur te dalesh nga aty do te te duhet te nderrosh seks

  2. Ikni o Lapsi mos na rruni trapin me me keto gjasme si “zbulimi” juaj.Pse nuk futeni pak me thelle tek zgjedhjet e 2009,apo te 2011,kur luli kandidonte ne tr,gjithe stafi organizativ I pd dhe lsi I ka patur ne laptop te gjithe votuesit, me te gjithe te dhenat, madje me teper se keta qe keni nxjerre ju.

  3. O 10 11 me cfar e ke ngrene sufllaqen sot,shoqeroje dhe me ndonje birre se nuk haet thate qe te vazhdosh ke te njejtin koment .Bajge

  4. I erdhi fundi ripjelljes dhe nuk din si te justifikohen per deshtimin ne te gjitha fushat korropsionin krimin paftesine dhe mashtrimin ne 8 vjet..hani suflaqe dhe pak kohe.

  5. “Nuk kam fakte per kryeministrin por kam fakte per Sali Berishen”!!

    Hajde koment hajde!
    Nese ke pasur ndermend te besh humor, po te them qe nuk e paske fare sensin e humorit.

  6. Lapsi nxirrni ca nga ato komentet qe bejne patronazhistat per njerezit, te kuptojme edhe cfare socialistash jane keta. Cfare fyerjesh racore, per te varfrit e te papunet apo per kundershtaret politike. Deri edhe te vdekurit nuk i lene rehat.

  7. Por në këto momente, badigardi i Bashës, që fillimisht ka shtyrë një grua ndërsa zbrisnin shkallët, ka reaguar shumë keq ndaj tij, duke e shtyre qytetarin dhe duke e kërcënuar.

    “Mos prek se të theva në mes”, dëgjohet badigardi i Bashës, ndërsa i drejtohet qytetarit, me të cilin s’i del inati as pas largimit të Bashës.Byrektore e cecene kush me thote per cfare i duhen luluzime salih BBasha 9 shpellkare të qethur njesoj me syze,kur populli opozitar e dashuron kete liderin manekin të salihut,nga kush ka frike lulushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu