• |
ide | kryesore

Çfarë është më keq se zemërimi? Shihni videon që publikon Basha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Çfarë është më keq se zemërimi? Me këtë pyetje, kreu i opozitës, Lulzim Basha iu drejtohet shqiptarëve me një video të veçantë.


“E keqja më e madhe se zemërimi dhe dufi, ajo që mund të na vërë poshtë, është plogështia. Plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit. Është momenti kur njeriu nuk beson në asgjë, nuk i intereson më asgjë, dhe për pasojë nuk ndjen më asgjë. Mirëpo të heqësh dorë nga vendi yt, do të thotë të heqësh dorë nga e ardhmja jote. Do të thotë të mos përkujdesesh më për të ardhmen e fëmijëve të tu.


Çfarë do t’u thoni fëmijëve tuaj nesër kur Rama t’ju lërë përsëri në baltë, t’ju lërë përsëri në vendnumëro, ndërkohë që vendet e tjera bëjnë përpara dhe nuk na presin më? Që nuk kishit më shpresë për ndryshim? Që nuk donit të dëgjonit më për ekonominë, për arsimin? Apo që ndenje në shtëpi në vend që të ndaje 10 minuta nga dita jote për të votuar për shpresën dhe ndryshimin?

Unë ju bëj thirrje sot: mos u dorëzoni. Mos humbni më kohë dhe mos e humbni këtë shans. Ju jeni zotërit e vërtetë të këtij vendi. Ju vetë do të vendosni të ardhmen tuaj. Ne e dimë kush jemi. Shqiptarë të fortë dhe krenarë, e kemi treguar veten gjithmonë në ditë të vështira dhe kemi fituar. Më 25 prill votoni për shpresën, votoni për ndryshimin!” shprehet Basha.

8 Comments

  1. Me keq se zemerimi eshte fytyra jote o koqe. Ndenje 4 vjet ne bashki e fjete gjume pervec se rregullove kunatin tend. Bythqir cun.
    Ktu duhen patjeter figura te reja se me lulra monra edra e salra skemi gje hic

  2. I ventmi problem ketu eshte presupozimi se zemerimi eshte i keq. Zemerimi eshte reagimi me i vlefshem dhe racional ne keto kushte. Qe mos kesh iluzione nese do fitosh shumica e votave do jene vota zemerimi dhe dufi dhe kjo eshte gje e mire.

  3. Shqipëria ka gjykatësit më të mirë që mund të blihen me pará. Mbase është thjesht një rastësi, por gjykatësi që kryesonte çështjen e Metës ishte gruaja e Adrian Fullanit. Në atë kohë, Fullani po kërkonte riemërimin si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe Berisha dhe Basha ishin në pushtet dhe kërkonin mbështetjen politike të Metës. E fitove vendin e katershes klasike engels marks lenin stalin BBasha me kete fjalim idiot

  4. Qija ropt ca te ben konsulenti cifut. E keni ven re qe ky, qe kur foli Yuri, sa her qe del thot, ndryshimi, ndryshimi ndryshimi. Harron qe eshte riciklim dhe jo ndryshim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu