• |
ide | kryesore

Databaza e Partisë Socialiste nga “patronazhistët” për Tiranën, 69% e votave janë të pasigurta

-Instant, Lajme, Të fundit



Databaza e Partisë Socialiste për Tiranën jep të dhëna interesante mbi zhvillimet demografike në kryeqytet, punësimin, emigracionin dhe mbi të gjitha preferencën e votuesve, duke “konkurruar” denjësisht edhe censin e popullsisë, i cili nuk po arrin të bëhet nga INSTAT fillimisht nga pandemia dhe më pas nga periudha zgjedhore.

Teksa zgjedhjet e përgjithshme po afrojnë, nga të dhënat e databazës për rreth 910 mijë votues në Qarkun në Tiranës, 14% e tyre nuk jetojnë në Shqipëri dhe janë identifikuar si emigrantë. Nga 782 mijë persona votues potencialë që jetojnë në Shqipëri, shihet se Partia Socialiste nuk është e sigurt për votën e 538.1 mijë e personave ose 69% e totalit të votuesve potencialë, sipas përpunimit të të dhënave nga “Monitor”, bazuar në sistemin e të dhënave, që rrodhi së fundmi në media dhe u publikua fillimisht nga Lapsi.al.

Nga votuesit potencialë që janë në Shqipëri, 24% e tyre, nga verifikimet e të ashtuquajturave “patronazhistë” japin një votë të sigurt për Partinë Socialiste dhe për 7% të tjerë nuk ka informacion (shih grafikun).

Pjesa e votuesve që nuk janë të sigurt për Partinë Socialiste përfaqësojnë persona për të cilët PS nuk ka informacion ose i konsideron të luhatshëm në qëndrimin e tyre me votë, ose janë votues të një partie tjetër.

Lista që radhit votuesit me numër identifikimi, vendbanim, vendin e punës, etj., ka zbuluar se, nga totali i votuesve, rreth 127 mijë ose 14% kanë emigruar, pra nuk banojnë më në Tiranë.

Databaza, e cila përbëhet nga votuesit (popullsia mbi 18 vjeç) ka edhe një listë personash të cilësuar nga Partia Socialiste si patronazhistë, të cilët kanë grumbulluar preferencat e votuesve bazuar edhe nga të dhënat që ato kishin nga votimet e vitit 2013.

Sipas grumbullimeve të reja të patronazhistëve, duke përjashtuar emigrantët, për personat me preferencë të qartë, rreth 40% votojnë Partisë Socialistë (PS), 18% Partinë Demokratike (PD), 3% Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) dhe 1% për PDIU (shih grafikun bashkëngjitur). Gati në të njëjtat përqindje ndahen rezultatet edhe për votuesit duke përfshirë edhe emigrantët.

Patronazhistët e Partisë Socialiste nuk kanë arritur të grumbullojnë informacion për 28% të votuesve, nuk e kanë ndarë qartë preferencën për 8% të votuesve dhe kanë lënë pa plotësuar 2% të tyre. Ndërsa 1% është për PDIU.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2013 kanë votuar gjithsej, mbi 1,7 milionë persona në të gjithë vendin nga 3,2 milionë zgjedhës të regjistruar, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 kanë votuar gjithsej mbi 1,6 milionë persona sipas dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në Qarkun e Tiranës që përfshin, Bashkinë e Tiranës bashkë me Komunat, Vorën, Kamzën dhe Kavajën në vitin 2017 kanë votuar 423 mijë persona, me pjesëmarrje 49,9%. Sipas rezultateve zyrtare të KQZ në vitin 2017 në Qarkun e Tiranës 48.2% e votave shkuan për Partinë Socialiste, 30.8 % për Partinë Demokratike dhe 13.4% për LSI-në.

Ekzistenca e databazës së Partisë Socialiste për votuesit potencialë në Qarkun e Tiranës (që përfshin të dhëna për numrin e identifikimit personal, telefonin, qendrën e punës etj.) ka ngjallur debate të shumta për përdorimin e të dhënave personale të individëve nga institucionet zyrtare për llogari të partisë që është aktualisht në pushtet./Monitor



8 Comments

  1. Por unë nuk mendoj se rotacioni për hir të rotacionit është gjithmonë i shëndetshëm, veçanërisht nëse votuesit rrotullohen në një grup politikanësh si Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët ende nuk kanë larë ndyrësirat e korrupsionit nga fytyrat e tyre nga hera e fundit kur ata ishin në pushtet. Më duket komike dhe e egër që Berisha dhe Basha kanë ndërtuar dënimin e tyre për qeverinë ekzistuese mbi tre shtylla të korrupsionit, korrupsionit, korrupsionit, por pa dhënë ndonjë ide konstruktive për përparimin e Shqipërisë.

    Nuk e di në çfarë mase, nëse ka, qeveria Rama ka marrë pjesë në praktika korruptive pasi nuk kam prova konkrete që janë më shumë sesa mund të them për Sali Berishën. Ajo që di është se Berisha dhe unë kemi bashkëpunuar në largimin e qeverisë Nano nga pushteti dhe kam punuar me dëshirë me Berishën, sepse mendoja që Nano ishte i keq për vendin. Mos harroni, libri i lojërave të Berishës nuk ka ndryshuar. Atëherë unë kisha informacionin tim për Nanon, të cilin unë e di se është e vërtetë, por Berisha e rriti këtë informacion me të ashtuquajturën inteligjencë të tij.

    Afërmendsh, shumica e informacionit të Berishës bazohej në gënjeshtra të drejtpërdrejta dhe ai kurrë nuk ndoqi hetimet e ndonjërit prej atyre që akuzoi padrejtësisht për korrupsion

    1. E kujt i plasi ka*i se cfare mendon ti o b*theshkyer i rilindjes. Gjeja e pare qe duhet te besh eshte te kthesh ato leket qe merr nga taksat tona cdo dite duke u marre me keto komente idiote copy-paste te marra nga portalet proRama. Gjeja e dyte qe duhet te besh, eshte te stervisesh mire b*then per diten qe do te shkosh tek ajo shtepia pa qera sepse do te te sulen te burgosurit e uritur per seks. Kerko edhe info para se te shkosh atje sepse nuk i dihet, te perdhunojne ne grup dhe te del jashte perdorimit skapamento. Mos u merzit, dy tre vite do rrish, vetem se kur te dalesh nga aty do te te duhet te nderrosh seks

  2. Analiza e revistes Monitor nuk eshte teresisht e sakte. Shifrat jane te sakta por jo analiza dhe konkluzionet, duhen elaboruar me shume, duhen bere me te qarta.

    Ne zgjedhjet e vitit 2017 moren pjese ne qarkun Tirane gjithesej 423717 vota te vlefshme (le ti rrumbullakosim 420.000) , pra nuk duhet marre per baze per analize per rezultat zgjedhor numri total 910.000 se gjysma e atyre nuk votojne dhe nuk kane asnje peshe ne rezultat zgjedhor, por baza e llogaritjes duhet te jete pritshmeria e atyre qe do te votojne pra rreth 400.000 – 500.000 persona do te shkojne te votojne. Te tjeter ose do te bejne sehir ose jane ne emgracion dhe e kane te pamundur te votojne.

  3. Ne te gjithe Qarkun Tirane ne zgjedhjet e vitit 2017 per PS kane votuar 200.000 votues ose dicka me shume se 48% e atyre qe kane votuar, ndersa ne kete databaze shfaqen 218.000 votues te sigurte per PS (pra 18.000 votues me shume sesa ne 2017) dhe plus 63.000 votues te tjere qe kane prape preference per PS por qe nuk jane te sigurt. Keshtu qe sipas ketyre llogaritjeve per PS pritet te votjne nga 218.000 deri ne 280.000 vota, por edhe me shume se kaq, se jane nje grup tjeter i madh votuesish pa informacion (disa prej tyre mund te votojne per PS).
    Pra PS pritet te rritet me +18.000 deri ne +80.000 vota me shume. Rendesi ka kush voton dhe sa marrin pjese ne zgjedhje. Nuk kane fare rendesi emigrantet por edhe ata qe nuk shkojne te votojne. Dhe nese eshte keshtu PS mund te marre rreth 50% deri ne 60% te votave ne qarkun Tirane.

  4. Sipas Monitor 38% nga totali prej 910.000 kane preferenca per PS, kjo do te thote 340.000 votues per PS,
    shume me teper se 200.000 qe kane votuar PS ne Qarkun e Tiranes ne zgjedhjet e vitit 2017.
    Pra votat e PS mund dhe pritet qe te rriten shume sipas kesaj database qe ka analizuar Monitor.

  5. Po te duash te besh analize, nuk mund te behet mbi bazen e te dhenave te vjedhura dhe te perpunuara ne bodrumet e bashkise. Po ju jap vetem nje fakt, mua me dilte sikur ne 2013 kam votuar PS, nderkohe qe ne 2013 per votime kam qene jashte shtetit dhe nuk kam votuar fare. Per te bere analizen, duhet qe te shohesh historikun e zgjedhjeve, pra bazuar ne te shkuaren, te mundohesh te kuptosh se cfare mund te ndodhe ne te ardhmen. Duhet filluar qe nga viti 2009 qe votohet me sistem proporcional rajonal, pra me te njejtin ligj qe votohet edhe sot. Ne vitin 2009, PS e udhehequr nga Rama, sebashku me nja 15 parti qe kishte ne koalicion, arriti te merrte 66 mandate ku nje mandat ishte i PBDNJ dhe i takoi Vangjel Dules (sot Dule eshte ne krahun e kundert). Ne vitin 2013, koalicioni i PS me LSI dhe me afro 40 parti te tjera, mori 83 mandate ku 17 mandate ishin te LSI dhe PS mori 66 mandate. Mos te harrojme se behet fjale per zgjedhjet pas mandatit te dyte te Berishes, pas ngjarjeve te 21 janarit dhe ne nje moment qe qeverija kishte rene e mbahej ne kembe me votat e tre deputeteve socialiste qe dolen nga rradhet e partise se tyre pas terheqjes se LSI. Ne zgjedhjet e 2017, pas marreveshjes Rama-Basha, demokratet e denuan Bashen me indiferencen e tyre nderkohe qe bandat parapolitike te Rames bene namin ne te gjithe Shqiperine (e provuar eshte se ne Durres eshte bere nami). Ne 2019, me te vertete ishin zgjedhje lokale qe u kthyen ne votime e kishte vetem nje parti (ishte edhe BD qe mori nja 20-30 mije vota ne te gjithe vendin), rezultati i votimeve doli nja pese jave me vonese. U be cmos qe te rregullohej sikur ne votime kishin marre pjese 24-25% e votuesve per te legjitimuar zg(v)jedhjet e 2017, por ne realitet kishin marre pjese me pak se 15% e tyre pra rreth 450 mije votues nga te cilet te pakten 50 mije vota kishin shkuar dem ose ishin per BD. Arsyeja kryesore e mosshkuarjes per te votuar (kuptohet per ata qe nuk ishin perkrahes te ndonje partije), ishte se pushteti nuk kishte asnje arsye per te blere votat apo per te paguar bandat per dicka qe e kishte ne xhep qofte edhe me nje vote te rregullt. Pra PS e Rames, ose me mire rilindja qe eshte pjesa e kalbur e PS, nuk ka patur me shume se 25% te votave te qe jane hedhur ne vitin 2017. Duke pare se numri i votave nuk mund te manipulohet ne kuti dhe se nuk eshte aq e lehte te beje makinacionet e 2017, Rama beri te gjitha makinacionet e mundshme dhe me ndihmen e disa kukullave te dala boje, te cilet u futen ne parlament nga listat e opozites, ndryshoi ligjin zgjedhor. Arsyeja eshte shume e thjeshte. pa ndryshime nuk merrte as 50 mandate. Duke pare se ne 2019, nje pjese e mire e njerezve e braktisen dhe nuk shkuan ne votime, asministrata publike u fry dhe 85 mije t punesuar arriti ne 185 mije. Pra nje menyre per te blere voten. Por edhe keshtu nuk i dolen llogarite sepse njerezit nuk jane budallenj dhe nuk jane te gjithe te spiropalizuar, atehere i dha rendesi vaksinave. Pa problem se cfare vaksinash jane dhe se a kane skaduar apo jo. Ne kete menyre, vec te spiropalizuarve, siguroi edhe disa vota te tjera. Rama kurrsesi nuk e arrin 40% dhe me urrejtjen qe eshte grumbulluar ndaj tij ne popull, ka rrezik te ndodhe ajo qe ka ndodhur vetem dy here, ne vitin 1992 dhe ne vitin 2001 (pavaresisht se behet fjale vetem per proporcionalin) dhe PD te dale parti e pare. Nese i keni pare sondazhet, per aq sa kane vlere, PD dhe rilindja nuk eshte se jane shume larg njera-tjetres, por numri i te pavendosurve ka ardhur duke rene nderkohe qe PD rritet. Nje pjese e mire e te pavendosurve, ndoshta 90% e tyre e me shume, do votojne PD e LSI dhe kjo dihet. Ne konkluzion, ajo qe ka rendesi, eshte qe PD te mos e formoje e vetme qeverine, pra te mos kete me shume se 65 mandate (pa aleatet kuptohet), sepse do ike Rama, por do na beje Luli si “i forte” pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *