• |
ide | kryesore

Don Xhoni një kërkesë për TikTok

-Instant, Paparazzi, Slider



Don Xhoni është reperi më i ri, i cili spikati në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Freestyle “Make a pose” është bërë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë. Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit. Së fundmi, reperi publikoi në Instagram videon e një modeleje ruse e cila argëtohet me këtë këngë të tij dhe e fton Don Xhonin në Rusi, duke iu drejtuar me përkëdheli “bebi” reperit shqiptar. Po ashtu ai rrëmbyeu dhe vëmendjen e futbollistit të madh brazilian, Douglas Costa. Ky i fundit publikoi një video teksa e ndjek nga televizioni Don Xhonin duke performuar “Make a pose”. Para pak çastesh reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se së fundmi reperi publikoi projektin e parë muzikor për këtë vit, të titulluar “Maffia”. Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music. Ndërkohë për tekstin është kujdesur vetë reperi. Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio. Ky projekt është pritur me padurim nga fansat dhe është pëlqyer shumë, aq sa ka thyer rekorde tre ditë pas publikimit. Siç tregon edhe vetë i lumtur Don Xhoni, në tre ditë kënga e tij ka arritur 2 milion klikime në Youtube.

“S’po ec diçka hiç. Gëzuar për dy milion në tre ditë”- ka shkruar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *