• |
ide | kryesore

Identifikohet i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mbytja.jpg



Është identifikuar i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit, në fshatin Jagobin të Elbasanit. Mësohet se bëhet fjalë për 27-vjeçarin Eridjon Topi, i cili ka lindur në Elbasan por banonte në Tiranë. Dyshohet se i riu mund të ketë të paktën dy ditë që është mbytur, duke gjykuar edhe nga gjendja e trupit. Kanë qenë banorët e fshatit ata që e kanë gjetur trupin e nxjerrë nga rrjedha. Nuk dihen rrethanat në të cilat Eridjon Topi mund të jetë mbytur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *