• |
ide | kryesore

J Balvin së shpejti baba

-Instant, Paparazzi, Slider



J Balvin do të bëhet baba! Të enjten, 15 prill, këngëtari 35-vjeçar kolumbian dhe e dashura e tij 27-vjeçare, Valentina Ferrer, njoftuan se po presin fëmijën e tyre të parë me një foto bardhë e zi në kopertinën e Vogue Mexico.

“Se va agrandado la familia”, shkroi modelja në Instagram, që përkthehet: “Familja po rritet”.

Në intervistën me Vogue, Valentina foli rreth shtatzënisë dhe se si e kuptoi se ishte gati të bëhej nënë.

“Pas karantinës, thashë: ‘Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i fëmijës tim.”

Si e priti këngëtari lajmin? Ferrer thotë se J Balvin “ngriu”.

“Ai ishte i lumtur, por reagimi ishte si një telefonatë nga Zoom që ngec se nuk ka më WiFi. Qëndroi i ngrirë. Unë ia thashë personalisht, jo përmes telefonit, por kështu reagoi ai.”

J Balvin dhe Valentina u takuan për herë të parë në vitin 2017, gjatë xhirimeve për klipin e këngës “Sigo Extrañándote”. Nuk dihen shumë detaje për marrëdhënien e tyre, sepse dyshja ka zgjedhur të jetë shumë private.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VALENTINA (@valentinaferrer)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *