• |
ide | kryesore

Meta nga Vlora për 25 prillin: Lirinë mund ta mbrojmë duke forcuar demokracinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta dha një tjetër mesazh për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar shtypjen shoqërore.

Deklaratat e kreut të shtetit u bënë nga Vlora, ku ai mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të pesë Heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të cilët dhanë jetën për lirinë e Atdheut.

“Është detyrimi i çdo brezi ndaj historisë sonë të përbashkët dhe ndaj së ardhmes europiane të Shqipërisë. Ky nderim është edhe vlerësim i respektit dhe dinjitetit si shqiptarë.

Sot nuk duhet të lejojmë nga askush që të ekslipsohet drita e flakës së lirisë që ata ndezën. Dhe lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar çdo lloj shtypje shoqërore.

Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, dhe të tregojnë dinjitetin e tyre dhe njëkohësisht fuqinë e tyre përmes votës së lirë dhe të barabartë”, tha Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *