• |
ide | kryesore

Ministri gjerman: Vizatimi i kufijve të rinj është i rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor

-Instant, Lajme, Planet



Ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka reaguar pas publikimit të një letre në të cilën flitet për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e Republika Srpskas dokument që ishte publikuar nga mediat spanjolle.

Roth përmes një postimi në Twitter shkruan se shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze.

“Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqe, demokraci dhe prosperitet. Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme”, shkruan zyrtari gjerman.

Gjermania e udhëhequr nga Merkel ka qenë vazhdimisht kundërshtuese e ideve që çonin kah prishja e multi-etnicitetit të Kosovës.

Dokumenti në fjalë besohet të ishte përgatitur nga kabineti i kryeministrit slloven Janez Jansha dhe nga kabineti i kryeministrit hungarez, Viktor Orban.



1 Comment

  1. KEQARDHJE PER POLITIKANET DESHTAK,SEPSE PER VETE DUAN TE VERTETEN DHE TJERET JO thotë:

    RASTI KOMBIT GJERMAN ESHTE I NJELLOJT ME KOMBIN SHQIPTARE,TE DY KOMBET U NDAN PADREJTESISHT,GJERMANIJA I BASHKOJ TERRITORET E SAJE,A NUK ESHTE ME MIRE TE FLASIN MIR OSE HESHTIN TE PAKTEN GJERMANET QE TE MOS MBESIN ME GOJE MBYLLUR KUR TU DREJTOJME NDONJE PYETJE NE SY TE TJEREVE,EDHE NE SHQIPTARET DIM TO SHOHIM NGA KENDVESHTRIMI NATYRALITETIT TONE NE MENYR TE DREJTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *