• |
ide | kryesore

Përplasja me armë në Mamurras me të afërm të ish-deputetit, Gjykata jep detyrim paraqitje për policin e arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Kurbinit ka dhënë detyrim paraqitje për punonjësin e Policisë, D. Madani, lidhur me përplasjen e armatosur në Mamurras.

Seancat po zhvillohen të ndara, nga njëra anë e policit që qëlloi dhe plagosi aksidentalisht dy kolegët e tij dhe qytetarin, dhe për 3 personat e grupit tjetër.

Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vorfi) dhe Rudolf Fufi akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe kanosje për shkak të detyrës në bashkëpunim. Edhe ata do të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata. Këta persona janë të afërm të një ish-deputeti të parlamentit shqiptar, Mhill Fufin.

Më 13 prill, personat e sipërpërmendur goditën me sende të forta policin D.M, teksa ky i fundit qëlloi për vetëmbrojtje sipas SHÇBA. E gjitha nisi gjatë një kontrolli në një lokal për lojërat e fatit, dhe aty policët u kundërshtuan nga Nikoll Fufi (Vorfi) i cili u shoqërua dhe më pas u la i lirë.

Më pas ishin vëllezërit Fufi që i kanë dalë para policit për ta goditur, por ky i fundit pasi i ka paralajmëruar, qëlloi në ajër dhe më pas dy kolegët e një tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *