• |
ide | kryesore

Prokuroria përfundon hetimin për kandidatin e LSI-së: Ka ndërruar emrin

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për kandidatin e LSI, Artur Baku. Organi i akuzës i ka dorëzuar gjetjet pranë KQZ, dhe pritet që të merret një vendim për kandidatin nëse duhet të vazhdojë apo jo garën për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga verifikimet e kryera nga prokuroria bëhet me dije se Baku ka ndryshuar emrin e tij në gjendje civile nga Afrim në Artur.

Kandidati nuk ka rezultuar i dënuar me vendim të formës së prerë për ndonjë vepër penale. Sipas prokurorisë, Baku rezulton të jetë arrestuar në vitin 2015 në Fushë-Krujë për shpërdorim detyre dhe gjykata ka dhënë ndaj tij masën “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin e thelluar për 30 kandidatë për deputetë të partive të ndryshme, pasi ka dyshime se janë të prekur nga ligji i Dekriminalizimit.



1 Comment

  1. Por në këto momente, badigardi i Bashës, që fillimisht ka shtyrë një grua ndërsa zbrisnin shkallët, ka reaguar shumë keq ndaj tij, duke e shtyre qytetarin dhe duke e kërcënuar.

    “Mos prek se të theva në mes”, dëgjohet badigardi i Bashës, ndërsa i drejtohet qytetarit, me të cilin s’i del inati as pas largimit të Bashës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *