• |
ide | kryesore

Rama e ironizoi për dekoratat, Meta i përgjigjet: Provokime ordinere

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili pak ditë më parë tha se kreu i shtetit shpërndan teneqe dhe shumë shpejt mund të dekorojë edhe floktoret.

Meta deklaroi se është krenar për çdo vlerësim që ka dhënë dhe jep sepse çdo gjë akordohet në bazë të meritës. Ai ironizoi Ramën duke deklaruar se pas 25 Prillit do e dërgojnë në spital, ku do mund të shijojë diellin e Vlorës.

“Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap sepse çdo gjë është në bazë të meritës, Për provokimet ordinere, ka një adresë ku mund ta dërgojmë më 26 prill ku do ketë mundësi të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës”, tha Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *