• |
ide | kryesore

Rama në Skrapar: Po të kisha një gotë rakie do ta ngrija për shëndetin e Ilir Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur nga Skrapari për LSI duke thënë se nëse ajo familje qëndron e bashkuar, Shqipëria është në duar të sigurta. Megjithatë thotë se do të ngrinte një gotë rakie për shëndetin e Ilir Metës se ka ngrënë me ta dhe nuk do të donte t’i shihte keq.

Rama: U bëmë si shtëpi të çmendurish, bashkohu, ha darkë, festo, ndahu. Ku iku? Iku te mullixhiu. U bë shtëpi e marrë dhe nga kjo fitoi gjithmonë Saliu. Vetëm një herë ka fituar PD në 1992. Në 2005 fitoi se u nda kjo familje, kur ka fituar tjetër? Fitoi në 2009, fitoi se na iku mullixhiu prapë. Po ju them, për sa kohë kjo familje rri e bashkuar, për aq kohë Shqipëria është në duar të sigura dhe nuk ka forcë që e përmbys fuqinë e madhe të bashkimit të kësaj familje.

Tani ka arritur në fazën e degradimit përfundimtar. Është ngushtuar rrethi i kandidatëve dhe përfaqësuesve tek krushqia, tek barku i shtëpisë, nuk i besojnë më askujt, e pushkatuan Luan Ramën në mes të Vlorës. U bë simboli i gjallë i asaj këngës “mora luftën, dola malit”. Iku, e pushkatoi në mes të Vlorës.

Po të kisha një gotë rakie do ta ngrija për shëndetin e Ilir Metës. Kam ngrënë bukë me ta, nuk dua t’i shoh keq, pastaj do doja ta ngrija për referendumin e Vlorës dhe t’i thoja Ilirit, boll, zbrit nga maja se na turpërove.



4 Comments

  1. I çmenduri, apo shejtan plehu je ti, me gjithe qente qe lehin e vjedhin pas teje! Nuk ke ç’te thuash me, tu mnbaruan edhe rrenat, e tani…po tani…s’ke ç’te te besh.. ha pershesh,e hapershesh, deri se te shoksh per lesh i rruajtur! Atje e ke vendin ne grope te halese!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *