• |
ide | kryesore

Rama refuzon ftesën e Metës për debat publik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama refuzon edhe ftesën e Presidentit Ilir Meta për debat publik, ftesë e bërë më herët edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Rama tha se kishte shumë ftesa dhe se nuk e dinte se cili ishte ai që fliste në emër të të gjithëve.

“Kam shumë ftesa për të dalë dhe duke qenë se nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre s’kam pse t’u përgjigjem ftesa. Ilir Meta i bën ftesë edhe Damian Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë. Presidenti i Republikës, i bën ftesë Damian Gjiknurit. Nuk ka kohë për të humbur” – tha Rama.

I pyetur mbi bashkimin me Partinë Demokratike dhe idenë që qarkullon për një qeveri të gjerë, Rama tha se bashkëpunimi fillon ku secili bën detyrat e tij karshi zgjedhësve.

“Nuk vë unë asnjë kufi. Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar, fillohet me bashkëpunim të strukturuar kur secili bën detyrën e tij karshi zgjedhësve”,-  tha Rama në Vizion Plus.



7 Comments

  1. Shqipëria ka gjykatësit më të mirë që mund të blihen me pará. Mbase është thjesht një rastësi, por gjykatësi që kryesonte çështjen e Metës ishte gruaja e Adrian Fullanit. Në atë kohë, Fullani po kërkonte riemërimin si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe Berisha dhe Basha ishin në pushtet dhe kërkonin mbështetjen politike të Metës.

  2. I paemer 22:46,bere prap copy paste.E lexuam dhe …”pordhi plaka vjet e i erdhi era sivjet”.

  3. O like. Erdhen tanket e amerikes ne durres. Tani leje ca kohe politiken po merr dhe birishen dhe pastroni ndonje bunker nga muti Se si dihet.

    1. Ke haruar vetëm një gjë të vockël.
      Shqipërinë në NATO e futi PD në kohën kur ministër i jashtëm ishte Basha.
      Kur Shqipëria ishte gati për të filluar negociatat për pranimin në BE, ishte PS që gjatë protestave të saj dogji flamurin e NATO-s.
      Ke dëgjuar ndonjëherë që opotita aktuale të flasë kundër perëndimit apo të flirtojë me Erdoganin, mikun e Putinit ?
      Kjo stërvitje e NATO-s në Ballkan, po bëhet pikërisht për t’ju prerë rrugën disa Ramiçëve e Vuçiçëve që i kanë sytë nga lindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *