• |
ide | kryesore

Rama shpjegon nëse ka bërë ndërhyrje me botoks

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pasi Lapsi.al ngriti dyshime se Edi Rama ka bërë ndërhyrje në fytyrë me botoks për të eleminuar rrudhat duke u nisur nga dallimi i qartë në pamjen e tij të këtyre ditëve, ka ardhur reagimi nga kryeministri. Gjatë takimit me disa gra në Tiranë, Rama e mohoi këtë gjë, duke u marrë sërish me mediat që raportuan.


“Ka një lajm të fundit që unë në kam bërë botox në fytyrë. Mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve, fushatës dhe videove të Lulit, për t’ja zhgarravitur çdo ditë faqen këtij vendi. Unë botox? E pse jam bërë botox? Se jam dukur i qeshur dhe duke si lëkura e Fevziut me shkëlqim. Ka një arsye në fakt, ka një arsye pse unë jam më i qeshur dhe jo i ngrysur saç isha. Ka një arsyeja pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo arsyeja nuk është botoxi por dielli që ka filluar të shkëlqejë në Shqipëri, dielli që shkëlqen në sytë e të gjitha gjysheve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë. Marrin vaksinën dhe vrapojnë të takojnë nipërit dhe mbesat, dhe kanë rifilluar të gatuajnë. Si nuk e bëka efektin shumë më të mirë se sa botoxi e gjithë kjo”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij.


 

6 Comments

  1. Ne mandatin e trete kopja me e bukur “politike “do te jene Rama-Como. Spiropali kaq e pat. K/pjeshka Najada me bukurine dhe inteligjencen do te plasi luften parlamentare ne Kuvendin e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu