• |
ide | kryesore

The Guardian: Tërheqja e trupave amerikanë në Afganistan, një luftë që nuk mund të fitohet

-Instant, Lajme, Planet

Ish-kryeministri i Britanisë, Harold Macmillan  i ka thënë kolegëve se ligji i parë i politikës duhet të jetë “të mos pushtoni kurrë Afganistanin”.

Ishte një mësim që Britania perandorake e kishte mësuar në mënyrën më të vështirë, pas tre ndërhyrjeve në Afganistan në shekullin e 19 dhe 20. Pas 11 shtatorit 2001, kur radikalët e al-Kaidës, të vendosur në Afganistan dhe të mbrojtur nga qeveria Talibane, sulmuan Nju Jorkun dhe Uashingtonin, mësimi u harrua shumë shpejt.

Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara, të mbështetura nga Britania dhe NATO, filluan një fushatë hakmarrëse për të shkatërruar al-Kaidën dhe përmbysur talebanët.

Pas suksesit fillestar, të shënuar nga shembja e papritur e Kabulit dhe bombardimet masive të pranisë së al-Kaidës në malet lindore, fushata ushtarake  u përball me disfatë.  Talibanët u rigrupuan dhe u armatosën dhe kështu vijuan vitet e gjata të konflikteve.

Këtë javë, gati 20 vite më vonë, Joe Biden ka vendosur që Amerika të tërheqë trupat amerikanë. Aleatët e Amerikës, përfshirë Britaninë, tani do të ndjekin shembullin e SHBA-së.

Përktheu: The Guardian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *