• |
ide | kryesore

Arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë, kanosi me sëpatë dy të rinjtë dhe i theu xhamin e makinës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kuçovës, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”. Në njoftimin për media bëhet e ditur se 32-vjeçari banues në fshatin Magjatë, ka kanosur me sëpatë dhe i ka thyer xham,in e makinës dy të rinjve elbasanas.

Njoftimi i plotë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *