• |
ide | kryesore

Basha në Kurbin: Më prekin lotët e prindërve që i kanë fëmijët në emigrim, së bashku do të sjellim ndryshimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Kurbini në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi se edhe pak ditë na kanë ngelur nga ndryshimi.

Basha thekson se më datë 25 prill, shqiptarët do të largojnë përfundimisht Ramën me votën.

“Ejani bashkohuni me shpresën. Më 25 prill, ne të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Më 25 prill, shqiptarët do largojnë me votë Edi Ramën. Tetë vjet dështime dhe guxon e vjen prapë e kërkon edhe katër vite të tjera mandate.

Ne e duam Shqipërinë në BE, ndërsa Rama pasuron pak oligarkë në kurriz të shqiptarëve.  Edhe pak ditë na kanë ngelur nga ndryshimi i vendit. Më prekin lotët e prindërve që kanë fëmijët në emigracion. Bashkë për ndryshim. Kurbini fiton, Lezha fiton dhe Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore”, u shpreh Basha.



5 Comments

  1. Po lotet e atyre familjeve. Qe u vrave te dashurit e tyre ne bulevard. Te prekin?
    Ti je nje mashtrues ordiner dhe kelyshi i vampirit.

  2. marrëveshja e 17 majit mes Ramës dhe Bashës u pasua me dëmshpërblimin e këtij të fundit me 13 milionë euro.

    “Nëse ka një marëveshje dhe një hipotekë mes Edi Ramës dhe dikujt tjetër, ai ëstë Lulzim Basha. Kjo nuk është hipoteze, por një histori e dëshmuar me një sërë ngjarjesh. Duke filluar nga tradhëtia që i bëri ‘Çadrës’ teksa deklaronte se nuk do të hynte në zgjedhje. Lulzim Basha jo vetëm hyri në zgjedhje, por hyri edhe në qeveri me Edi Ramën. Kjo ishte marrëveshja më e errët, por unë besoj se kjo aleancë ka ekzistuar edhe më përpara. Mirëpo ne nuk e dimë se cila ka qenë marrëveshja e vërtetë. Sepse më pas pamë që u paguanin 13 milionë euro për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë.

  3. Po kaq kara i dine njerezit kta?

    Kte e prekin lotet e prinderve emigrante. Gruan edhe gocen i ka me pashaporte hollandeze.
    Monika baxhella do ktheje rinine mrapsht. Femijet i ka te dy ne Angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *