• |
ide | kryesore

Basha në Mirditë: Ora e ndryshimit po afron, këto zgjedhje janë vendimtare

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i PD-së në kuadër të fushatës elektorale ka qenë këtë mbrëmje në Rreshën të Mirditës.


Basha theksoi se mirditorët kanë dëshmuar se janë trima ndër histori dhe se ata do të votojnë për ndryshimin.


“Këto janë zgjedhje vendimtare. Do të kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë. Mirditorët janë trima dhe e kanë dëshmuar në histori e ata do ta tregojnë me votë se duan ndryshimin.

Asnjë nënë mirditore nuk duhet më të vuajë për djemtë dhe vajzat në emigrim. Kam zgjedhur që të shkoj në nëntë qytete të Shqipërisë, dhe e dinë të gjitha qytetet se ora e ndryshimit po afron. E di dhe Edi Rama se ora e ndryshimit po afron. Ai e ka mësuar se më 25 prill, ai do të humbë e Shqipëria do të fitojë. Ndizni dritat e shpresës, vëllezër dhe motra mirditorë, për familjet tuaja, të gjithë, për fëmijët tuaj dhe të ardhmen e vendit”, tha Basha.

4 Comments

  1. Po e vertet vendimtare.
    Do iki tabori.. BERISHA, MEDIU, BASHA, META, MONA, SHEHU, CAMI I DOGANAVE, DULIA, NOKA, NDOKA. etje..
    Apo do ik vetem RAMA.

  2. marrëveshja e 17 majit mes Ramës dhe Bashës u pasua me dëmshpërblimin e këtij të fundit me 13 milionë euro.

    “Nëse ka një marëveshje dhe një hipotekë mes Edi Ramës dhe dikujt tjetër, ai ëstë Lulzim Basha. Kjo nuk është hipoteze, por një histori e dëshmuar me një sërë ngjarjesh. Duke filluar nga tradhëtia që i bëri ‘Çadrës’ teksa deklaronte se nuk do të hynte në zgjedhje. Lulzim Basha jo vetëm hyri në zgjedhje, por hyri edhe në qeveri me Edi Ramën. Kjo ishte marrëveshja më e errët, por unë besoj se kjo aleancë ka ekzistuar edhe më përpara. Mirëpo ne nuk e dimë se cila ka qenë marrëveshja e vërtetë. Sepse më pas pamë që u paguanin 13 milionë euro për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë.

  3. Na ke kenaq me recitime sot o Lul,sidomos ne Sarande.Po ca trapin del me flet per diellin,rete dhe shiun,do te konkurosh Ferdinad Xhaferrin qe do permisonte cilesine e diellit.Sot me eshte mbish mendja top se ti flet sikur te kane vene kaseten.Po clirohu more lul, pse behesh kaq skematik ne fjalim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu