• |
ide | kryesore

Basha në Sarandë: Nuk ka ndryshim pa larguar Ramën, koha e tij mbaroi!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga Saranda, iu ka dërguar mesazhe të forta qytetarëve për t’iu bashkuar PD-së më 25 prill për ndryshimin e madh dhe në veçanti, vëllezërve edhe motrave socialiste,

“Dua ta ndaj me ju dhe të gjithë shqiptarët ku do që janë se dielli i Sarandës nuk do të jetë më thjesht një fakt i natyrës, – tha Basha në fjalën e tij. – Më votën e Sarandës do të sjellë 350 ditë prosperitet. Madje edhe këto re dhe pika shiu do të ujisin tokat e sarandjotëve, që tokat dhe agrumet e tyre të rriten. Nga Saranda në Tropojë, nga Jugu në Veri, ndjej entuziazmin tuaj, dëshirën për ndryshim. Të gjithë bashkë jemi mbledhur në bashkimin më të madh të Shqiptarëve, dhe ndryshimi do të vijë duke votuar Aleancën për Ndryshim. 8 vite të arrogancës, e kanë lënë Sarandën pa asnjë investim për turizmin. E kanë lënë pa përfunduar rrugën Kardhiq-Delvinë. 8 vite me radhë nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket në derën tuaj dhe kërkon edhe 4 vite të tjera.

Kudo që shkoj e marrë përgjigjen: Nuk do t’ia hapim derën dështimit, më 25 prill do zgjedhin ndryshimin.

E prek edhe e ndjej edhe të socialistët, tek ata që vijnë edhe më takojnë, tek ata që i vizitoj dhe kanë hapur dyert. U them ky është vendi ynë, jemi një popull, ju keni ndarë të njëjtat vuajtje, ndaj mirë se vini vëllezër dhe motra socialistë, bashkohuni me ndryshimin.

Edhe Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim, e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. E ka mësuar se ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë sonë. Përgjigjja jonë është: Jo. Koha jote ka mbaruar”, tha Basha.



3 Comments

  1. marrëveshja e 17 majit mes Ramës dhe Bashës u pasua me dëmshpërblimin e këtij të fundit me 13 milionë euro.

    “Nëse ka një marëveshje dhe një hipotekë mes Edi Ramës dhe dikujt tjetër, ai ëstë Lulzim Basha. Kjo nuk është hipoteze, por një histori e dëshmuar me një sërë ngjarjesh. Duke filluar nga tradhëtia që i bëri ‘Çadrës’ teksa deklaronte se nuk do të hynte në zgjedhje. Lulzim Basha jo vetëm hyri në zgjedhje, por hyri edhe në qeveri me Edi Ramën. Kjo ishte marrëveshja më e errët, por unë besoj se kjo aleancë ka ekzistuar edhe më përpara. Mirëpo ne nuk e dimë se cila ka qenë marrëveshja e vërtetë. Sepse më pas pamë që u paguanin 13 milionë euro për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *