• |
ide | kryesore

Basha nxjerr videon nga turet në gjithë Shqipërinë: Votoni 9 për ndryshimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka publikuar një video nga takimet elektorale në vende të ndryshme të Shqipërisë. Në pamjet në fjalë shihen përkrahës demokratë, që ndjekin kryedemokratin Lulzim Basha me makinë në turet e tij, ndërkohë që në sfond është kënga që simbolizon dhe fushatën e PD-së, ‘Unstoppable’ të këngëtares Sia. Në këtë spot iu kujtohet qytetarëve që të votojnë numrin 9, për ndryshimin. Kujtojmë se ditën e sotme Basha do të ketë ndalesën e radhës sot në Sarandë.



3 Comments

  1. Ajo do të drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s.

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Shqipëri do të vendosen 4 mijë ushtarë amerikanë, kurse pjesa tjetër do të vendoset në vendet fqinje. Ushtia amerikane ne mbrojtje të popullit nga treshja berisha meta basha qe po pregatiten per dhune sipas planit riso serb të 2019

  2. Presidenti Ilir Meta ka disa ditë që zhvendoset nga Vlora në Durrës dhe anasjelltas, në emër të mbrojtjes së votës së lirë, ndonëse sipas të gjitha fakteve dhe precedentëve, simboli i deformimit të votës në Shqipëri, është LSI-ja, pikërisht partia e tij. Përpos rekordeve të blerjes së votave me LSI-në, Ilir Meta ka menaxhuar edhe zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, si kryeministër. Pas zgjedhjeve të 2001, të kontestuara nga Partia Demokratike, Sali Berisha e shpalli Ilir Metën armik të votës së lirë. Sipas Berishës, asokohe kryetar i PD-së, “kryeministri terrorist Ilir Meta dhunoi votën e gjysmë milioni shqiptarëve”. 20 vjet më vonë, Ilir Meta ka nisur një fushatë për mbrojtjen jo vetëm të vota të LSI-së, por edhe të Partisë Demokratike, me miratimin në heshtje të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *