• |
ide | kryesore

Champions League: të hënën miratohet formati i ri, nga 2024-25 kalohet në 36 skuadra

-Instant, Sport



Komiteti Ekzekutiv i UEFA do të miratojë të hënën një format të ri me 36 skuadra për Champions League (nga 32 aktualë), i cili do të hyjë në fuqi në sezonin 2024-25. Secili klub do të luajë një raund të rregullt me 10 ndeshje, në vend të gjashtë, me një renditje të vetme. Formati i ri do të shohë skuadrat të luajnë kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm, në një program të bazuar tek kokat e grupit, në vend të vetëm tre kundërshtarëve në një grup tradicional.

Një ndryshim kontrovers është ai për ti dhënë dy nga katër vendet e reja, me vlerë dhjetëra miliona euro, klubeve që nuk janë kualifikuar për merita, por janë pozicionuar lart në rekordin e të gjitha kohërave të Uefa. Me fjalë të tjera, ekipet më prestigjioze do të jenë të privilegjuara.

Vendimi i formatit vjen më shumë se dy vjet pasi një propozim i parë i mbështetur nga ECA në favor të klubeve historike u braktis për shkak të kundërshtimit të fortë nga grupi i Ligës Evropiane, të formuar nga 30 kombe dhe shumë klube të nivelit të mesëm. Një grup i klubeve më të mira kanë kohë që i kërkojnë UEFA-s për ndeshje më të garantuara në Champions League para raundit të 1/8 të finales. Propozimi i formatit të ri pastaj e sheh Europa League të zgjeruar në tetë raunde me një renditje të vetme prej 32 skuadrash, një variant i modelit zviceran i përdorur në turnetë e shahut.

Përveç kësaj, një kompeticion i tretë do të debutojë sezonin e ardhshëm, Liga e Konferencave të Evropës e cila duhet të ketë gjashtë raunde gjithmonë me një renditje prej 32 ekipeve me play-off, duke filluar nga raundi i 1/8. Gjithashtu të hënën, Komiteti Ekzekutiv pritet të vendosë mbi një model shpërndarjeje për dhënien e çmimeve në para, në të tre kompeticionet për tre sezonet nga 2021 deri në 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *