• |
ide | kryesore

“Këta janë dorë e zezë”, si tallen patronazhistët e Ramës me komunitetin rom (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çmenduritë që po zbulohen dita ditës nga database që doli nga Partia Socialiste me të dhënat personale të plot 910 mijë qytetarëve vetëm në kryeqytet, nuk kanë fund.

Nëse lexon rubrikën “komente” që mbushet nga patronazhistët të cilët ditën e sotme Edi Rama i mori në mbrojtje dhe i falenderoi, gjen deri edhe racizëm naziskin ndaj qytetarëve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë.

I mbiquajturi “mbreti i memeve”, Gent Sejko, ka bërë një denoncim të fortë këtë të shtunë duke publikuar disa komente skandaloze të patronazhistëve të Ramës për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri. Të gjithë këta cilësohen me terma që edhe ligji dënon si; “dora e zezë”.

“Të majtë dhe racistë vetëm në Shqipëri gjen”, shkruan Sejko në foton ku pasqyrohen disa komente denigruese dhe raciste të patronazhistëve të PS për komunitetin egjiptian në Tiranë.



5 Comments

  1. Andej te majtet praktikojne ate qe njihet si racizmi i pritshmerive te uleta qe mund te jete edhe me problematik. Pastaj, racizmin e drejtperdrejte ndaj cifuteve nuk e kane braktis ndonjehere.

  2. Sekti Rivdekja është vetë ‘dora e zezë’… Shikoni o njerëz se ç’ndodh kur sillni sataniket ne pushtet!!

  3. Kur njeshi i tyre eshte bullist dhe urren popullin e tij cfare prisni nga servilet(fuksat) e tij. Ata nuk ndalen ndaj kundershtareve te padronit, biles i japin dhe vite jete nga jeta e tyre udheheqesit .

  4. Kur je antishqiptar çar pret nga shpura neokomuniste.Përçmoh-en të gjithë dhe ska si mos të jenë dhe shqiptarët të etnive kulturore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *