• |
ide | kryesore

Mbi 7500 efektive policie të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Siguria dhe rendi në zgjedhjet e 25 prillit do të garantohet nga policia e shtetit, e cila tashmë ka një plan konkret sesi do të menaxhohet procesi.. Janë mbi 7500 efektive policie të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili, tregon se cilat kanë qenë hapat e ndjekur që prej dhjetorit të vitit 2020, nga policia.

Vasili: Hapi i parë ka qenë trajnimi në terren. Hapi i dytë është i mbarëvajtja e fushatës zgjedhore. Faza e tretë është garantimi i rendit gjatë votimit dhe faza e katërt do të jetë garantimi i sigurisë gjatë procesit të numërimit të votave.

Përsa i përket zonave të nxehta, Vasili tha se nuk ka qarqe prioritare, por janë marrë të gjitha masat dhe janë garantuar mjetet që procesi të mos ketë

Vasili: Duke pasur parasysh edhe zgjedhjet e kaluara, aty ku mendohet, megjithëse ne nuk kemi ndonjë informacion të tillë, janë marrë të gjitha masat, kemi fokusuar të gjithë vëmendjen, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, dhe autoritetet do të ndërhyjnë në bazë të akteve ligjore në fuqi.

Ndërkaq, është hartuar një plan bashkëveprimi me Gardën e Republikës, për të garantuar sigurinë e figurave të larta politike, gjatë takimeve që ata po zhvillojnë. Policia e Shtetit, bashkëpunim do të ketë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për të ruajtur objektet e rëndësisë së veçantë, gjatë kohës që uniformat blu do të jenë me detyrën e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.



6 Comments

  1. Junta diktatoriale do vendosi drejtesi ne mbarevajtjen e zgjedhjeve qe votat te shkojne ne drejtimin e duhur

    Rilindja eshte sekt i papare.

  2. Ne kete rast policia duhet te armatoset me skafandra,shkopa gome,gaz lotesjelles dhe ne ekstrem me arme e autoblinda qe te luftoje armiqte e partise qe eshte populli dele.

    Te na e rruaje Pordhia dhe naltgjatesia e tij shoku Edver

  3. Ne kete rast policia duhet te armatoset me skafandra,shkopa gome,gaz lotesjelles dhe ne rastin me ekstrem me arme e autoblinda qe te luftoje armiqte e partise qe eshte populli dele.

    Te na e rruaje Pordhia dhe naltgjatesia e tij shoku Edver

  4. Vetem zgjedhje nuk mund te quhen pasi Rilindja do ushtroj dhune me banda dhe polici. Bisha e terbuar kerkon gjakderdhje ne prag te agonise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *