• |
ide | kryesore

Meta: Prisja që dikush të ishte në burg për shpërndarjen e të dhënave personale, fuksat e regjimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti ka reaguar ashpër për skandalin e publikuar nga Lapsi.al që zbuloi përvetësimin e të dhënave konfidenciale për 910 mijë qytetarë të Tiranës dhe përdorimin e tyre për fushatën e 25 Prillit. Sipas Metës, duhej të kishte të dënuar për këtë çështje, por kjo nuk ka ndodhur. Meta i quajti “fuksa” patrozhanistët që punojnë për Partinë Socialiste.

“Prisja që dikush të ishte në burg për shpërndarjen e të dhënave personale. Nuk janë patronazhistë. Janë fuksat e regjimit të kaluar. Memet që shpërndahen për ta marrë se me të qeshur, janë të papërgjegjshme. Shumë shpejt do kemi prova serioze pse patronazhistët janë fuksa”,u shpreh Meta.



5 Comments

  1. marrëveshja e 17 majit mes Ramës dhe Bashës u pasua me dëmshpërblimin e këtij të fundit me 13 milionë euro.

    “Nëse ka një marëveshje dhe një hipotekë mes Edi Ramës dhe dikujt tjetër, ai ëstë Lulzim Basha. Kjo nuk është hipoteze, por një histori e dëshmuar me një sërë ngjarjesh. Duke filluar nga tradhëtia që i bëri ‘Çadrës’ teksa deklaronte se nuk do të hynte në zgjedhje. Lulzim Basha jo vetëm hyri në zgjedhje, por hyri edhe në qeveri me Edi Ramën. Kjo ishte marrëveshja më e errët, por unë besoj se kjo aleancë ka ekzistuar edhe më përpara. Mirëpo ne nuk e dimë se cila ka qenë marrëveshja e vërtetë. Sepse më pas pamë që u paguanin 13 milionë euro për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë.

  2. Nese Rama fiton, Luli i pari doreheqjen, kurse ti i pari koken ne mut ta fusesh.
    Sepse je bere pale, duke shfrytezuar dhe presidencen. Ke degraduar veten , partine tende politike, ate grua qe ke, dhe fatkeqesisht presidencen.

  3. Dy burra ka Shqiperia. Ilir Meta dhe Sali Berisha. Po te ishjte Ilir Meta ne vend te Bashes me kete megaskandal, do te ishin 500 mije vete ne shesh dhe nuk do shkuleshin se andejmi pa dhene dorheqjen dhe pa shkuar para drejtesise kupola mafioze qe ka vene pas cdo votuesi nga nje spiun si ne kohen
    e nazizmit.

  4. Nuk di ku do dalin me kete lojen e ” publikimit te te dhenave personale” por di qe keto jan marre nga censusi i 2013. Dhe aspak te sakta.Pallavra lojra kalamajsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *