• |
ide | kryesore

“Shkon në shtrat me Balotellin?”: rreh të fejuarën e rrezikon 13 vjet burg

-Instant, Sport



Ai ishte i fiksuar keq pas Mario Balotellit. E ishte i bindur se e dashura e tij, një shoqe e futbollistit breshian, kishte një marrëdhënie sentimentale me sulmuesin tani tek Monza. Për këtë arsye ai e ka rrahur gruan, 31 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, gjatë grindjeve të furishme dhe shpërthimeve të xhelozisë. Kështu, 30-vjeçari nga Brescia përfundoi në gjyq para seksionit të parë penal të Gjykatës së Breshias për keqtrajtim, dhunë seksuale dhe lëndime.

Duke qenë se ndaj tij ishte vendosur ndalimi i afrimit me viktimën, prokurori ka kërkuar 13 vjet burg, pasi burri ishte dënuar tashmë me dy vjet për keqtrajtim të së dashurës së mëparshme.

Në disa rrethana Balotelli kishte ndërhyrë në mbrojtje të së fejuarës së agresorit, duke u përballur me të edhe ballë për ballë në një lokal në qendër të Brescias për ta intimiduar që të ndalonte së sulmuari vajzën dhe ta linte të qetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *