• |
ide | kryesore

Tragjike në Tunizi/ 41 të vdekur prej mbytjes së varkës me emigrantë

-Instant, Lajme, Planet



Janë gjetur trupat e pajetë të 41 emigrantëve të parregullt, një prej të cilëve ishte një fëmijë, pasi barka me të cilën po udhëtonin drejt Italisë u fundos pranë vendndodhjes Sidi Mansour të qytetit Sfaks në Tunizinë Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë dje nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), thuhet se trupat e pajetë të 41 personave u gjetën në barkën që u mbyt dy net më parë pranë vendndodhjes Sidi Mansour.

Tre persona janë shpëtuar pas përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit të kryera dje nga ekipet e Rojës Bregdetare Kombëtare të Tunizisë. Siç raportohet, të gjithë emigrantët që humbën jetën në aksident ishin nga Afrika Sub-Sahariane.

Këtë vit, rreth 290 persona kanë humbur jetën në Mesdheun Qendror, thanë organizatat e OKB-së, duke theksuar nevojën e rritjes dhe zgjerimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit nga shtetet. UNHCR dhe IOM po ashtu thanë se është prioritet solidarizimi dhe mbështetja ndaj autoriteteve kombëtare në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *