• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea në finalen e FA Cup, Guardiola dorëzohet 1-0: nesër gjysëmfinalja tjetër

-Instant, Sport, Video



Chelsea arrin finalen e 15 të FA Cup, pas fitores 1-0 në Wembley kundër Manchester City. Pas një pjesë të parë pa shumë emocione, Blues morën me meritë epërsinë në minutën e 55, me Ziyech që dërgoi në rrjetë sugjerimin e Werner. Vetëm pak më pas, vetë mesfushori maroken e humbi mundësinë për të dyfishuar, por rezultati nuk ndryshoi më. Tani formacioni i Tuchel pret fituesin mes Leicester dhe Southampton.

Në një ambient të shkëlqyeshëm në Wembley, Manchester City pa ti shuhet ëndrra e fitimit të katër trofeve: Premier League, Champions League, League Cup dhe FA Cup. Rrugëtimi i Citizens në Kupë ndalet një hap larg finales: falë një Chelsea të shkëlqyer, që fitoi të drejtën të shkojë në finale për të tetën herë në nëntë gjysmëfinalet e fundit të luajtur në këtë kompeticion. Blues zotëruan fushën, por City ka mundësitë e tij në kundërsulm: një kombinim midis Gabriel Jesus dhe De Bruyne, i cili shërbeu për brazilianin, e djathta e të cilit u bë pre e lehtë për Kepan. Mundësia e parë e madhe për shënim, megjithatë, është për të besuarit e Tuchel, në minutën e 19: James krosoi nga e djathta në shtyllën e dytë për Chilwell, i cili goditi me të majtën por e dërgoi topin mbi traversë. Qytetarët e patën të vështirë të vënë në lëvizje Sterling dhe Gabriel Jesus, ndërsa kundërshtarët, që ishin më reagues dhe ndërmarrës, praktikisht nuk rrezikuan asgjë.

Madje, një e djathtë e James gati i dha avantazhin 1-0 Chelsea: topi prek shtyllën nga e djathta e Steffen dhe përfundoi jashtë. Gjërat u komplikuan për Guardiola në minutat e para të pjesës së dytë: De Bruyne u dëmtua në një përplasje me Kanté dhe u zëvendësua nga Foden. Pastaj, në minutën e 55, Chelsea zhbllokoi ndeshjen: Werner shërbeu në qendër për Ziyech, i cili depozitoi lehtësisht me portën bosh. Gjermani shpenzoi mundësinë për 2-0 krejt i vetëm para Steffen, i cili mbylli portën në dalje të dëshpëruar. Kështu, Chelsea siguroi finalen e 15 të FA Cup në historinë e tyre. Më 15 maj ata do të përballen në finale me fituesen e Leicester-Southampton, që do të përcaktohet nesër në mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *