• |
ide | kryesore

Video/ Mes gafave skandaloze e golave spektakolarë, vetëm barazim mes Kukësit e Tiranës

-Instant, Sport, Video



Një ndeshje me ritëm, veprime të bukura e gabime amatoreske, për të nxjerrë në fund një 2-2 në “Elbasan Arena” mes Kukësit e Tiranës. Mirel Josa i heq kështu shansin bardhebluve ‘të tij’ për të mbrojtur titullin, në javën e parë të fazës së katërt, kur diferenca nga kreu shkon tashmë në 7 pikë. Një barazim ndoshta i merituar për atë që treguan skuadrat në fushë, por që, si shkoi ndeshja, i rri ngushtë skuadrës së Shehit, që pa ti ikte fitorja nga duart vetëm në fund.

Kukësi e Tirana megjithatë dhuruan një përballje spektakolare, që ngjante si në kohët e bukur të dy skuadrave. Gjithësesi duhej një gabim fëmijënor i Celhakës për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e 24. Mbrojtësi mbajti një top në zonë pakuptim dhe nën kontrast ia dhuroi Eze që përballë Bekajt nuk mund të gabonte. Shehi kërkoi më shumë nga të tijtë e në pjesën e dytë u duk se gjërat mund të ndryshonin. Taulant Seferi barazoi rezultatin në minutën e 71, duke i dhënë bindjen e duhur kryeqytetasve se mund të arrinin të dilnin me fitore. E në fakt, bardheblutë vazhduan të insistonin dhe 6 minuta nga fundi përmbysën rezultatin. Kale tregoi gjithë klasin e tij në të 84, por për fitoren Shehi e të tjerët nuk i kishin bërë llogaritë me Ibraimin.

Sulmuesi shqiptaro-maqedonas shfaqi gjithë kualitetin e tij në goditjen e dënimit, që vulosi takimin në 2-2. Bekaj nuk mund të bënte asgjë në një ekzekutim perfekt të numrit 10, që, nëse kishte ndonjë skeptik, tregoi vlerën e impaktit të tij me fanellën e Kukësit. Bardheblutë mbeten me 43 pikë, me një Europë ende për tu ndjekur, ndërsa Kukësi e con në 6 diferencën që e ndan nga Kastrioti dhe është në një zonë qetësie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *