• |
ide | kryesore

Video/ Partizani i pari me gafën e Hidit: fitore me përmbysje kundër Kastriotit

-Instant, F1, Sport, Video



Partizani e nis në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e fundit të kampionatit, por për të mundur Kastriotin e Ndreut, vuajti shumë, sidomos pas avantazhit të befasishëm të krutanëve. Të kuqtë përmbysën gjithcka vetëm në pjesën e dytë, duke marrë provizorisht vendin e parë në renditje.

Përplasja e pafat në trupin e Belicës e la topin në këmbët e Dacit, që e dërgoi pas shpinës së Hoxhës, duke i dhënë avantazhin Kastriotit pas vetëm 4 minuatsh lojë. Një rezultat që ndryshoi shumë gjëra dhe e ndihmoi Ndreun të luante në prapavijë, me të besuarit e Dajës që kërkuan ta zgjidhin me qarkullim topi e prezencë në zonën kundërshtare. Kryeqytetasit u munduan por barazimin e morën falë një veprimi spektakolar të Hakaj, që pas kombinimeve interesnte me Çinarin dhe Bardhin, e dërgoi topin aty ku Hidi nuk mund të arrinte.

Në pjesën e dytë Partizani u ngjitet në katedër e tërhequr nga Junior, edhe pse në të 61, braziliani pak metra larg portës shpenzon në mënyrën më të pabesueshme asistin e Bardhit. Brazilini rrezikon edhe në të 63, përpara se të përmbysë rezultatin, duke i dhënë avantazhin të kuqve, kur devijoi një krosim të Malës në të 75. Partizani kompletoi përmbysjen në të 85, I ndihmuar nga një gabim i Hidit. Portieri i dha mundësinë Çinarit të marrë topin e ti dhurojë Asanit golin që kompletoi 3-1. Rezultati i pestë radhazi për Partizanin, që pret i qetë zhvillimet e kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *