• |
ide | kryesore

Basha nga Kukësi: Vendi i zbrazur nga emigracioni, Edi Rama është shkaktari i kësaj plage

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Kukësit ku është takuar me disa dhjetëra simpatizantë të tij. Mbështetësit e PD-së e kanë pritur me thirrjet “Rama ik”, ndërsa Bashës i është dashur që të marrë një megafon që të dëgjohet. Kreu i PD-së është shprehur se nuk ka asnjë marifet elektoral për të penguar ndryshimin që sipas tij do të vijë me 25 prill.

Basha i vendosi theksin shpopullimit që po ndodh në Qarkun e Kukësit, e më tej, në të gjithë Shqipërinë, e shtoi se pas 25 prillit, ky fenomen do të minimizohet.

“Për tetë vite me radhë Kukësi është zbrazur nga bijtë dhe bijat e tij, është treva me emigracionin më plagë në Shqipëri. Tetë vite dështime kanë lënë plagë në trupin e Kukësit më të thella se kudo tjetër. Kjo është një plagë që rrjedh anembanë vendit. Mijëra djem dhe vajza të larguar, mijëra të tjerë ikin përditë. Ky realitet nuk ka për të ndryshuar po nuk ndryshuam Shqipërinë, po nuk larguam shkaktarin e këtyre vuajtjeve duke votuar numrin 9. Asnjë marifet elektoral nuk e shëron dot këtë plagë, këtë e di Kukësi dhe gjithë Shqipëria. E vetmja gjë që e shëron këtë është ndryshimi, bashkë për ndryshim, votoni numrin 9! Faleminderit edhe njëherë nga zemra për këtë pritje me lejen tuaj! Kukësi voton numrin 9 për ndryshim”, tha Basha.



3 Comments

  1. Asnjehere nuk i ka plas trapi PD-se apo ndonje partie tjeter per Kukesin, edhe prape voten PD-ja e fiton ne Kukes ! E pashpjegueshme, paradoks Kukesian.

    U zbraz Kukesi keto 8 vite thote ky palla. Jo or mik se Kukesi u zbraz ne kohen kur ju ishit ne pushtet por leri idiotsirat.
    Gjeja me e mire qe do bente Kukesi diten e votimit, do ishte qe te gjithe te rrinin ne shpi ate dite dhe askujt voten te mos ia jepnin, se pavaresisht se kush fiton, nje gje eshte e sigurt, ndryshim per Kukesin nuk do te shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *