• |
ide | kryesore

Dalin detaje/ Si ndodhi aksidenti në aksin Lezhë – Milot ku u përfshinë disa makina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në superstradën Lezhë – Milot ku janë përfshirë disa automjete.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se një automjet tip Mercedez Benz që udhëtonte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ky automjet është përplasur edhe me dy makina të tjera që ishin të parkuara në sheshin e një lokali.

Të njëjtat burime thanë se 3 persona janë plagosur nga të cilët njëri është në gjendje më të rëndë. Policia tha se po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *