• |
ide | kryesore

Digjet gjatë natës makina e kryetarit të grupseksionit të PD-së në Vaun e Dejës (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini është djegur gjatë natës. Drini, pronari i automjetit të djegur tip “Fuoristrade Ford” ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim, e më pas ka parë automjetin në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesin të sotëm, teksa automjeti ka qenë i parkuar para banesës.  Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ku edhe kanë marrë dëshminë e Drinit. Ky i fundit ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndër të tjera policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.



1 Comment

  1. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, është e rëndësishme të rikthehemi tek kjo temë, e cila është shndërruar në një kalë betejë të fushatës së Partisë Demokratike.

    Për kryetarin e saj, Lulzim Basha, ekziston një shkop magjik. Anullimi i koncesioneve, pavarësisht se diçka e tillë mund të bëhet vetëm duke paguar qindra milionë euro penalitete, automatikisht do të sjellë gjenerojë fonde qe do te rikthejne të rinjtë e emigruar perseri në Shqiperi.

    Një qëndrim i tillë është jo vetëm hipokrit, por edhe qartësisht populist. Kjo sepse koncensionet e lidhura nga Partia Demokratike, duke nisur nga 400 hidrocentralet e miratuara, përfshi ato në Valbonë apo Vjosë janë një kapitull i errët i historisë moderne të Shqipërisë.
    Skifteret e salihut ne sulm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *