• |
ide | kryesore

F1/ Verstapen ‘pushton’ Italinë me parakalimin brilant ndaj Hamilton: “Edhe unë vetë u habita”

-Instant, Sport

Max Verstappen (gati) barazoi llogaritë me Lewis Hamilton duke fituar raundin e dytë të Botërorit përpara kampionit po aq të jashtëzakonshëm të Mercedes që rikuperoi nga pozicioni i tetë në të dytin, pak para aksidentit midis Valtteri Bottas dhe George Russell që ndërpreu GP. Lando Norris kompletoi podiumin përpara dy Ferrari të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.


E mbylli Çmimin e Madh të Emilia Romagna dhe Made In Italy pa probleme, por suksesin e tij të trembëdhjetë në Botëror Max Verstappen i është dashur të lodhej shumë për ta arritur, në gjysmën e parë të një gare të ndërprerë pikërisht në të 34 nga 63 xhirot e planifikuara, si pasojë e aksidentit të dhunshëm që i kushtoi Valtteri Bottas dhe George Russell tërheqjen nga gara. Në të njëjtën pikë, disa sekonda pas fillimit, Max kishte hedhur bazat për ditën e tij triumfale duke sulmuar Lewis Hamilton – që u nis para tij në rreshtin e parë së bashku me Red Bull tjetër të Perez – me një parakalim që nuk pranonte replika, megjithë përpjekjen për t’i rezistuar i që i kushtoi rivalit dëme në krahun e përparmë. “Parakalimi ndaj Hamilton? U habita edhe unë vetë,kemi punuar shumë për të përmirësuar startin” – ka thënë hollandezi i Red Bull -“Ishte një sfidë e bukur, ishte shumë e vështirë të rrije në pistë por e administrova mirë garën. U tremba pak në nisje kur po ngroheshin gomat, por shkoi mirë. Isha me fat që nuk u rrotullova”.


Prej aty Verstappen kontrolloi GP, ndërsa Mbreti i Zi mbajti pozicionin e dytë dhe pas tij Charles Leclerc filloi të mendonte për podiumin, por pa ia dalë të kalonte Norris. Hamilton ndërkohë qendron në krye të Botërorit për një pikë të fituar për xhiron më të shpejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu