• |
ide | kryesore

Kërcënohet me jetë zv.presidentja amerikane Harris

-Instant, Lajme, Të fundit



Një infermiere në Miami është arrestuar pasi ka kërcenuar me jetë zëvëndës presidenten amerikane Kamala Harris. Niviane Petit Phelps, akuzohet për regjistrimin dhe dërgimin e disa videove te bashkëshorti i saj. Ky i fundit aktualisht ndodhet në burg dhe në videot që kishte marrë nga gruaja e tij flitej për vrasjen e zyrtares së lartë amerikane.

“Kamala Harris do të vdesësh. Ditët e tua janë të numëruara tashmë. Dikush më pagoi 53,000 dollarë vetëm për t’ju vrarë, unë do ta bëj punën”, thotë Phelps në një nga videot.

Një agjent special i Shërbimit Sekret përgjoi komunikimet midis Phelps dhe burrit të saj të burgosur në JPay, një platformë komunikimi që lejon njerëzit të cilët nuk janë të burgosur të komunikojnë me njerëz brenda burgut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *