• |
ide | kryesore

KQZ letër PS dhe PD: Hiqni banderolat dhe posterat nga godinat publike

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka nisur dy letra dy partive më të mëdha politike në vendin tonë, PS dhe PD. Letra konsiston në kërkesën që KQZ u bën partive të heqin posterat e vendosura në shkelje të kodit zgjedhor, duke iu referuar dy rasteve të konstatuara në terren.

Rasti i parë është afishimi nga ana e koalicionit opozitar PD-AN, të një materiali propagandistik në Universitetin Politeknik të Tiranës shfaqur në fasadën e tij.  Ndërsa Partia Socialiste materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur në Bashkinë e Gjirokastrës.

“Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, ju kërkojmë të merren masa të menjëhershme për heqjen e tyre”,thuhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së.

Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *