• |
ide | kryesore

Manchester City dy humbje në një ditë: De Bruyne rrezikon gjysëmfinalen me PSG

-Instant, Sport



Një ditë për tu harruar për Manchester City, që pa në të njëjtën kohë ti shuhet ëndërra për të fituar FA Cup, i mundur 1-0 në gjysmëfinalen e luajtur në Wembley nga Chelsea, por edhe të humbasë një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës për shkak dëmtimi. Eleminimi natyrisht është një lajm i keq për Guardiolan, por problemi më i madh vjen nga dëmtimi i Kevin De Bruyne, i cili doli me një problem në kavilje pas rreth një orë lojë. “Nuk dukej mirë, kishte shumë dhimbje. Do ta shohim. Nesër ai do të bëjë kontrollet e duhura” , tha trajneri, i shqetësuar, pas ndeshjes.

Mesfushori i Manchester City ka pësuar një dëmtim shqetësues pikërisht 11 ditë përpara vajtjes së gjysëmfinales së Champions League kundër Paris Saint-Germain. Belgu pësoi më të keqen në një përplasje me N’Golo Kante vetëm dy minuta pas rifillimit të lojës dhe u zëvendësua nga Phil Foden. Sidoqoftë, humbja e De Bruyne do të ishte një goditje e rëndë për City në shpresat për të fituar për herë të parë Kupën me veshë të mëdhenj. PSG mirëpret kryesuesit e Premier League në 28 prill, me kthimin në Etihad Stadium vetëm 6 ditë më pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *