• |
ide | kryesore

Meghan Markle, letër për Princ Philip

-Instant, Paparazzi, Slider

Mediat e huaja raportuan se Meghan Markle nuk do të ishte e pranishme në funeralin e Princ Philip për shkak të shtatzanisë së rënduar.


Megjithatë sipas tyre, Meghan ka dërguar një buqetë varrimi për të ndjerin, e krijuar nga Willow Crossley, i njëjti person që ka marrë përsipër rregullimin e luleve në dasmën e saj dhe në pagëzimin e Archie-t. Lulet që Markle kishte zgjedhur ishin: Royal Marines dhe Acanthus mollis,  lulet kombëtare të Greqisë, shteti ku Duka ka lindur. Nuk munguan as Campanula, që simbolizojnë mirënjohjen dhe dashurinë e përjetshme. Rosmary për të simbolizuar përjetësinë e figurës së princit dhe lavander për devocionin e tij. Ndërsa disa trëndafila ishin vendosur për nder të muajit të lindjes së Princ Philip.Bashkë me buqetën  të varrimit, ishte edhe një letër e shkruar me dorë nga vetë Meghan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu