• |
ide | kryesore

Për herë të parë/ Basha e Kryemadhi dalin bashkë në fushatë dhe i dërgojnë mesazhin Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi janë bërë bashkë në një takim elektoral. Mbrëmjen e së dielës ata kanë takuar banorët e dëmtuar nga tërmeti në zonën e ish-Kombinatit në Tiranë. Të dy ata janë shprehur se Rama po përpiqet që t’i përçajë me deklaratat për bashkëpunim pas zgjedhjeve.

“Me siguri ju ka rënë në sy edhe ju që edhe Edi Rama e ka kuptuar, e ka mësuar tani që me 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes që do të formojmë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, një qeverisje të shpresës, një qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë, duke hapur brenda 100 ditëve të para negociatat” – tha Basha.

“Jemi të dy bashkë edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi asnjë moment, erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve, këtu fillon shtëpia juaj. Zoti Basha ka një plan të qartë për të ecur në rrugën e integrimit Europian dhe ne jemi të gjithë bashkë për ta çuar Shqipërinë në Europë, sepse fëmijët e shqiptarëve meritojnë një Shqipëri Europiane, nuk meritojnë Shqipërinë e një të mbaruari që i iku koha” – e përforcoi Kryemadhi.

Basha tha se me PD në pushtet procesi i rindërtimit do të përshpejtohet dhe nuk do të zvarritet më siç ka ndodhur me qeverinë e Ramës.

“Jemi këtu për të parë shkatërrimin që po lë pas Edi Rama pas 8 vitesh dështime dhe me dështimin e fundit, atë të rindërtimit që kanë lënë familjet tuaja pa strehë dhe jemi këtu për të thënë se etja për ndryshim, domosdoshmëria për ndryshim tani ndihet kudo. Pjesë e ndryshimit në programin tonë, është dhe rindërtimi me shpejtësi. Përfundimin në kohën më të shkurtër të mundshme i këtij procesi jetik. Kjo erë ndryshimi këtu në Kombinat.

Për ne rindërtimi do të kalojë në 3 faza. Vlerësimi i çdo ankese me transparencë, vlerësim real i dëmit, kompensim dhe rindërtim pa asnjë pengesë dhe duke eliminuar të gjitha procedurat burokratike dhe korruptive të këtyre kohëve, të cilat i mbajtën dy dimra mijëra familje në çadra. Por njësoj kudo ku kemi qenë nëpër Shqipëri etja për ndryshim ndihet anembanë dhe shikohet në fytyrat e të gjithëve, të nënave, të rinisë që është mbledhur këtu” – tha Basha.

Ndersa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi Ramën se po grabit pronat e qytetarëve të prekur nga tërmeti.

“Jo pa qëllim, jemi sot këtu në këtë orë të vonë në Kombinat sepse këtu ku Edi Rama kërkoj të grabisi pronat tuaja, ku Edi Rama kërkon të grabisë shtëpitë tuaja. Prandaj me 25 prill, sot ne jemi bashkë këtu edhe unë edhe zoti Basha, për tju thënë të gjithë shqiptarëve, që ne jemi një dhe jemi një me të Shqipërinë” – tha ndër të tjera Kryemadhi.

“Unë nuk është se jam shqetësuar por në fakt sot e kam kuptuar tmerrin e madh të Edi Ramës. Sot deklarata e sotme e Presidentit të Serbisë tregonte hallin e madh të Edi Ramës sepse çfarë shikon ai? Shikon te Lulzim Basha, shikon te Monika Kryemadhi, shikon te çdo demokrat, te çdo liste, te çdo socialist i ndershëm që do të votojë në 25 prill kundër Edi Ramës dhe Rilindjes dhe pro erës së ndryshimit. Prandaj mos ndaloni çdo ditë me njerëzit sepse ne ju japim fjalën dhe do t’i qëndrojmë jo vetëm procesit të Integrimit Europian që tha zoti Basha, por do ti qëndrojmë rindërtimit dhe do ta çojmë deri në fund, ju të vendosni, ju të rindërtoni shtëpitë në pronat tuaja” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Te gjithe bashke pa dallim feje ,krahine, ideje kunder patronazhisteve dhe kryepatronazhistit,

    per je Shqiperi te lire e demokratike, per nje Shqiperi ku mbizotron paqja dhe jo urrejtja, bashkimi

    dhe jo percarja, per nje qeveri me fytyre njrzore dhe jo n je qeveri hajdute dhe arrogante, per

    nje qeveri te dale nga vota e popullit dhe jo nga vjedhja e blerja e votave, per nje parlament

    dinjitoz dhe perfaqesues te interesave te popullit dhe jo nje parlament kukull, injorant dhe perfaqesues

    i krimit, korrupsionit dhe perversitetit.

  2. Kjo baxhella do behet zv kmininstre nese fiton Basha.
    Like floririri president.
    Berisha kryetar kuvendi.
    Mediu min mbrojtje….

    vaj medet. Koha per ndryshim

  3. Ma mire vone se kurre. Shqiperia ka nevoje per nje qeveri ku te jene perfaqesuar te gjitha forcat politike qe duan ndryshim.

  4. Dyshja simpatike pinoku kucedra.
    Votoni per ndryshimin!
    Votoni per Lulin dhe Monen, shpresa e ketij vendi. O njerez zgjohuni dhe kuptoni se eshte fatkeqesi qe te kthejme prape ne pushtet po te njejtet qe kane 30 vjet dhe e kane cuar kete popull ne kete derexhe.

  5. Si pak kund në botë, tek ne, për tridhjetë vjet rresht, vazhdojnë të na qeverisin, keqqeverisin, mashtrojnë, grabisin dhe zhgënjejnë thuajse të njëjtët individë dhe forca politike. Nga njëra anë, kemi berishizmin i cili, qoftë kur shfaqej drejtpërdrejt me emrin e vet, Sali Berisha si themelues i dinastisë së rrenave, mashtrimeve, zhurmës, kaosit, rrumpallës ligjore dhe dhunës verbale e fizike, qoftë kur premtohet nëpërmjet kukullave të tij politike, bijve të tij moralë e shpirtëror, trashgimtarëve krenarë e të përbetuar të marrëzisë dhe paligjshmërisë, i mishëruar tek Lulzim Basha dhe çeta që e rrethon, si dhe tek Ilir Meta dhe oborri i tij, ka qenë dhe mbetet simboli i dështimit, krimit dhe pabesueshmërisë.

    Në anën tjetër, kemi një qeverisje tetëvjeçare, e cila për shkaqe subjektive, por edhe objektive (tërmeti, pandemia etj.) nuk i ka realizuar premtimet e dhëna dhe ka bërë jo pak gabime, madje dhe faje. Në ndryshim nga konglomerati berishist, kjo qeverisje ka qenë më qytetare, më përparimtare, as dhunuese, burgosëse apo vrasëse e opozitës dhe as dhuruese territoresh shqiptare, tokësore apo detare. Ka organizuar dhe zhvilluar procese zgjedhore të pranuara nga gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe jo procese të manipuluara apo dhunuara si ato të 1996, 2009 apo 2011.

  6. Këta s’quhen ‘ndryshim’ por ‘trishtim’”/ Spahiu për militantët e PD që xhirojnë gomat e makinës në mes të rrugës: U ka ngelur ora më ’91,tosi mbreme duke choruses gomat e makines kujton se basha do ti bleje Goma të reja,find Gomar klasik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *