• |
ide | kryesore

Përkeqësohet shëndeti i Navalny, mjekët: Po vdes, është çështje ditësh

-Instant, Lajme, Planet



Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny rrezikon arrestin kardiak në “çdo minutë” pasi shëndeti i tij është përkeqësuar me shpejtësi. Ky ka qenë paralajmërimi i mjekëve të Shtunën, duke kërkuar qasje të menjëhershme në të burgosurin më të famshëm të Rusisë.

Më 31 mars, kundërshtari i Vladimir Putinit hyri në grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur mjekësor për dhimbjen e shpinës dhe mpirjen në këmbë dhe duar. Të shtunën, Presidenti i SHBA, Joe Biden reagoi sërish për rritje ndërkombëtare të protestës për trajtimin e aktivistit, duke e përshkruar situatën e tij si “krejtësisht të padrejtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *