• |
ide | kryesore

Presidenca reagon pas deklaratës së Vuçiç: Rama dihet se kukull e kujt është

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Institucioni i Presidentit ka reaguar pas deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka deklaruar se sipas sondazheve të vetë Kreut të Shtetit, ndryshimi fiton me mbi dy të tretat.

Sipas Blushit, pas 25 prillit marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe të bazuara mbi respekt të ndërsjellë.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi” – thuhet në reagimin e Blushit. Lexoni KETU se çfarë ka thënë sot Vuçiç për Shqipërinë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Reagimi duhet te ishte shume me i forte nga autoritetet shteterore duke thirur per sqarim ambasadorin serb ne tirane. Kjo eshte nderhyrje agresive ne punet e brendeshme te nje shteti sovran. Ambasadori duhet te sqaroj deklaratat se si dhe në çmënyre Vuçiç po perpiqet te ndikoj ne rezultatin e zgjedhjeve parlamentare ne shqiperi per te cilat u shpreh publikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *