• |
ide | kryesore

Rrëfimi i çiftit Basha, Luli dhe Aurela tregojnë për herë të parë historinë e dashurisë

-Instant, Lajme, Stil

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë rrëfyer për herë të parë së bashku njohjen e tyre, që përfundoi më pas me kurorëzimin e martesës. Të ftuar këtë të diel në një studio televizive, Lulzimi dhe Aurela Basha rrëfyen se kanë qenë për 5-6 vite shokë. Më pas nga viti i dytë i universitetit, ata janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, kjo edhe për shkak se të dy ishin jashtë vendit, në një kulturë e shoqëri të re.


Aurela: Është diçka sinqerisht, se nuk është vetëm një moment, pasi erdhi natyrshëm. Për 5-6 vjet ne ishim shokë. Pasi nga viti i dytë i universitetin kishim shkuar aty edhe ishim të dashur pastaj, boyfriend
Basha: Lidhesh më fort, gjërat i përjeton më ndryshe, tani jetojmë në një shoqëri ku s’ka familje që si ka njerëzit e vetë për fat të keq në emigracion, gjërat i përjeton më fort gjithçka.
Aurela: Ne ishim si të gjithë 18-vjeç, 19-vjeç kishim jetuar gjithë jetën me mamin dhe babin shkuam në një vend krejt ndryshe, krejt të ri, jashtë shtetit dhe mbase si gjithë ata shqiptarët që vijnë në Tiranë, aman vijnë në Tiranë në konvikt po janë në shtetin e vetë. Ne duhet që një të përshtateshim me shoqërinë e re me kulturën e re dhe dy të kujdeseshim për veten tonë.


 

4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu