• |
ide | kryesore

Rrëfimi ndryshe i çiftit Basha, në fjalët e Lulzimit dhe Aurelës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një rrëfim ndryshe, çifti Lulzim dhe Aurela Basha folën për lidhjen e tyre të dashurisë, që nga nisja në bankat e shkollës, e deri te kurorëzimi me martesë.

Mes të tjerash, Lulzimi dhe Aurela zbuluan dhe këngën e tyre të dashurisë.

Pjesë nga rrëfimi:

Ardit Gjebrea: Shiko unë do të, për një moment do të ftoja 2 miq, që të cilët i kemi ftuar sot në program sepse doja që të konkretizonim disa nga momentet e bukura tuaja. Dhe kemi këngëtarin Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Përshëndetje , kemi marrë disa informacione për këngët tuaja dhe do të doja të thoni se çfarë kujtoni nga kjo këngë. Jemi gati? Forca. Çfarë ju kujton kjo këngë?
Lulzim Basha: Kjo është kënga e preferuar e Aurelës dhe e një shoqes sonë të përbashkët.
Aurela Basha: Party-t në gjimnaz.
Ardit Gjebrea: Party-t në gjimnaz?
Aurela Basha: Po festat, ekskursionet.
Ardit Gjebrea: Ju kujtojnë rininë dhe kjo ka qenë kënga juaj.
Lulzim Basha: Mbrëmjet, mos harrojmë mbrëmjet që shkonim në shtëpinë e dikujt, vinim kasetat dhe kërcenim më njëri tjetrin këngën “The total eclips of the heart”.

Ardit Gjebrea: Pra kënga e preferuar e Aurelës. Po një këngë tjetër?

 

Fillon pjesa muzikore..
Lulzim Basha: Renis je i madh. Një njeri i vetëm, me ndihmën e Ermalit sigurisht të arrish të kapësh një nga këngët më të bukura të Pia Zadora dhe Jermaine Jackson me tekstin ‘When the rain begins to fall’. Pa pikë diskutimi, një ndër tre-katër këngët më të bukura për mua, suksese i jashtëzakonshëm kur i luaja është dhe kënga jonë e preferuar.
Ardit Gjebrea: Dhe kënga e të dyve pra, le ta themi kënga e të dyve. Në top listën tuaj u përkëdhela shumë kur mora vesh që është edhe një këngë tjetër.
Ardit Gjebrea: Faleminderit Renis! Faleminderit!
Renis Gjoka, Ermal Meta: Faleminderit! Shumë faleminderit.
Aurela Basha: Ky është himn Ardit i viteve 90-të. Edhe ne jemi nga…
Lulzim Basha: Është shumë më shumë se kaq. Ky është një himn, është himn.
Njëherë t’i them Jonit tënd të jetë me fat se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion, sesa ky himn që ka emrin e tij. E dyta të them që me gjithë çfarë na pyet dhe se si i ke përjetuar gjërat, e të tjerë e të tjerë, asgjë nuk i shpreh më shumë gjërat sesa kjo këngë. Kënga Ardit, teksti dhe muzika, të dyja bashkë, mjafton të dëgjosh këtë dhe e kupton, e ndien atë dramë të madhe që na shkuli nga trupi mijëra të afërm tanë, që nisi eksodin masiv të shqiptarëve drejt perëndimit. Shumica prej tyre tani janë atje, janë brezi i parë, brezi i dytë. Shumë prej tyre na bëjnë shumë krenarë kur i shohim, kur i shohim këngëtarë të famshëm të Amerikës, të Anglisë, futbollistë, shkencëtarë, apo dhe oficerë të forcave të armatosura të vendeve ku jetojnë. Por mos harrojmë se si ka filluar dhe unë sa herë dëgjoj këtë këngë, mos ta them kështu, kësaj radhe më ka rënqethur si asnjë herë tjetër.
Ardit Gjebrea: Faleminderit!

 

Lulzim Basha: Dhe ka një arsye tjetër, në qoftë se mund ta them dhe këtë, sepse do s’do megjithëse kjo studio është kaq gjigande, prapë se prapë krijove një skenë intime me pyetjet që na bëre, na ktheve, më ktheve në një periudhë që nuk është se kthehesh dot kollaj. Domethënë gërmove me shumë talent, na solle në një gjendje emocionale dhe pastaj luan “Jon”. Dhe kur e dëgjonim këtë këngë, kur ishim atje, domethënë emocionet janë të pa … , këtë moment e kam të vështirë ti shpreh me fjalë. Ajo që e bën dyfish më emocional këtë moment për mua është unë nuk jam këtu thjesht si një mik i të dielës tënde, i të “Dielës Shqiptare”, jam dhe si njeri me përgjegjësi të mëdha në një moment kur qindra mijëra familje shqiptare po ripërjetojnë këtë dramë. Dhe e di që një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe një nga pritshmëritë më të mëdha ndaj meje dhe ndaj atyre që më ka rënë barra ti drejtoj ekipit tim është që ta ndalim këtë plagë dhe që këtë këngë mos ta këndojmë më thjesht si një këngë vaji, por ta këndojmë si një këngë për të kujtuar sakrificën e shqiptarëve por për të qenë krenarë për të jetuar jetën tonë e për të ndërtuar jetën tonë këtu në këtë vend. Kaq, se nuk dua të… E gjeta veten time duke e shtyrë me zor drejt racionales sepse realisht më emocionove shumë me këtë këngë.
Ardit Gjebrea: Në fakt kur u takuam me Aurelën para ca ditësh dhe i bëra një pyetje, preket Luli? Po, më tha mua. Dhe tani e pashë.
Lulzim Basha: Nuk e pe, sepse e fsheha.



14 Comments

    1. Po ja ka mar doren qenve ky. Se ka stervit qent e shqupit. Po dhe ky ka mesuar nga dikush. Nga krye zagari sal vampiri.

  1. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, është e rëndësishme të rikthehemi tek kjo temë, e cila është shndërruar në një kalë betejë të fushatës së Partisë Demokratike.

    Për kryetarin e saj, Lulzim Basha, ekziston një shkop magjik. Anullimi i koncesioneve, pavarësisht se diçka e tillë mund të bëhet vetëm duke paguar qindra milionë euro penalitete, automatikisht do të sjellë gjenerojë fonde qe do te rikthejne të rinjtë e emigruar perseri në Shqiperi.

    Një qëndrim i tillë është jo vetëm hipokrit, por edhe qartësisht populist. Kjo sepse koncensionet e lidhura nga Partia Demokratike, duke nisur nga 400 hidrocentralet e miratuara, përfshi ato në Valbonë apo Vjosë janë një kapitull i errët i historisë moderne të Shqipërisë.

  2. Qent e shqupit te kane shkerdhyer ropt Prandaj rrini tu lef gjith jeten
    rrac e shkerdhyme ju pelqe vetem kurva kuqe

  3. Izraelitet e kane bo kar fare kte cunin.

    Basha tu gatu me xhinsa dhe kpuce llustrafin…..
    Basha hyp ne nje kamion qe u ndodh “rastesisht” tyj mbajt fjalime si Lenini…..
    Basha tuj ble domote pre teta Veren militante……
    Basha tu i dhone makines pa patente e pa rryp sigurimi…..
    Basha tu i lexu prralla goces 10 vjec me ipod e iphone….

    Tani del qe Basha u martu me shoqen e femijeris. Klluf kari qe spaska pas nji dashnore tjeter.

  4. Lulezim Basha meret me fushaten elektorale ketu ne Shqiperi kurse e shoqja bene qejfe me zezaket e hollandes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *