• |
ide | kryesore

Shoqatat e Gazetarëve: Veliaj të distancohet nga dhuna ndaj reporterit të Ora News

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve te Shqipërisë kanë reaguar pas dhunës ndaj gazetarit të Ora News, Ronaldo Sharka, operatorit dhe shoferit të grupit të xhirimit nga shoqërues të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.


Në një deklaratë thuhet se gazetari ka pasur shenjat identifikuese të profesionit që kryen dhe është perpjekur t’i drejtojë një pyetje Veliajt, por ka ka marrë si përgjigje dhunën nga persona shoqërues të kryebashkiakut. Gazetari tha se këta persona nuk ishin shoqëruesit e zakonshëm të Veliajt dhe nuk kishin shenja identifikuese.


“Shoqata e Gazetareve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë dëojnë dhunën ndaj ekipit te Ora Neës nga shoqërues të kryebashkiakut Erion Veliaj, një metodë e shëmtuar dhe e përsëritur ndaj gazetarëve të Ora News, sa herë që z.Veliaj i drejtohet një mikrofon.

Media ka të drejtën të drejtojë pyetje në emër të publikut ndërsa një zyrtar publik si kryetari i Bashkisë ka detyrimin të përgjigjet.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë i kërkojne kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të distancohet nga aktet e dhunës të shoqëruesve të tij ndaj gazetarëve dhe të respektojë punën e medias, si dimension i domosdoshëm në një shtet demokratik” – thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTE

THIRRJE Z.VELIAJ TE DISTANCOHET NGA DHUNA NDAJ GAZETAREVE

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise shprehin shqetesimin per dhunen fizike te ushtruar ne Kavaje ndaj ekipit te xhirimit te TV Ora Neës, gazetarit Ronaldo Sharka, operatorit dhe shoferit nga shoqerues te kryetarit te bashkise Tirane Erion Veliaj. Gazetari ka patur shenjat identifikuese te profesionit dhe eshte perpjekur t’i drejtoje nje pyetje kryetarit te bashkise Tirane.

Ky veprim normal i gazetarit ka marre si pergjigje dhunen nga persona shoqerues te Veliajt, qe sipas gazetarit Sharka nuk ishin shoqeruesit e zakonshem apo me shenja identifikuese.

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise denojne dhunen ndaj ekipit te Ora Neës nga shoqerues te kryebashkiakut Erion Veliaj, nje metode e shemtuar dhe e perseritur ndaj gazetareve te Ora Neës, sa here qe z.Veliaj i drejtohet nje mikrofon.
Media ka te drejten te drejtoje pyetje ne emer te publikut ndersa nje zyrtar publik si kryetari i Bashksie ka detyrimin te pergjigjet.

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise i kerkojne kryetarit te bashkise Erion Veliaj, te distancohet nga aktet e dhunes te shoqeruesve te tij ndaj gazetareve dhe te respektoje punen e medias, si dimension i domosdoshem ne nje shtet demokratik. #MosPrekGazetaret

5 Comments

  1. Si pak kund në botë, tek ne, për tridhjetë vjet rresht, vazhdojnë të na qeverisin, keqqeverisin, mashtrojnë, grabisin dhe zhgënjejnë thuajse të njëjtët individë dhe forca politike. Nga njëra anë, kemi berishizmin i cili, qoftë kur shfaqej drejtpërdrejt me emrin e vet, Sali Berisha si themelues i dinastisë së rrenave, mashtrimeve, zhurmës, kaosit, rrumpallës ligjore dhe dhunës verbale e fizike, qoftë kur premtohet nëpërmjet kukullave të tij politike, bijve të tij moralë e shpirtëror, trashgimtarëve krenarë e të përbetuar të marrëzisë dhe paligjshmërisë, i mishëruar tek Lulzim Basha dhe çeta që e rrethon, si dhe tek Ilir Meta dhe oborri i tij, ka qenë dhe mbetet simboli i dështimit, krimit dhe pabesueshmërisë.

    Në anën tjetër, kemi një qeverisje tetëvjeçare, e cila për shkaqe subjektive, por edhe objektive (tërmeti, pandemia etj.) nuk i ka realizuar premtimet e dhëna dhe ka bërë jo pak gabime, madje dhe faje. Në ndryshim nga konglomerati berishist, kjo qeverisje ka qenë më qytetare, më përparimtare, as dhunuese, burgosëse apo vrasëse e opozitës dhe as dhuruese territoresh shqiptare, tokësore apo detare. Ka organizuar dhe zhvilluar procese zgjedhore të pranuara nga gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe jo procese të manipuluara apo dhunuara si ato të 1996, 2009 apo 2011.Njelloj si salihu qe silken ne gazetaret duke djegur kercenuar duke i larguar nga puna dhe duke i vrare dhe ky rast eshte njelloj

  2. Këta s’quhen ‘ndryshim’ por ‘trishtim’”/ Spahiu për militantët e PD që xhirojnë gomat e makinës në mes të rrugës: U ka ngelur ora më ’91

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu