• |
ide | kryesore

“Të gjitha ndeshjet i kemi fituar me ndershmëri”: Shpëtim Duro shigjeton Teutën

-Instant, Sport



“Fituam dhe skuadra tregoi grintë nga fillimi në fund. Për sa i përket vazhdimësisë tashmë është në dorën tonë. Duhet të luajmë dhe të fitojmë. Them se do të jetë një luftë e hapur. Të gjitha ndeshjet që kemi fituar, i kemi marrë me shpirt gare dhe me ndershmëri”. Një deklaratë thumbuese e trajnerit të Laçit, Shpëtim Duro, që shigjeton Teutën dhe dy ndeshjet brenda tre ditësh me Skënderbeut, ku një e fitoi e një e humbi. Megjithatë, tekniku i bardhezinjve vazhdon të mbetet i përqednruar në garën e skuadrës së tij ku për titullin duket se gjithcka do të vendoset në ndeshjet direkte. “Bytyçi luajti në gjysmëfinalen e Kupës. Çdo ndeshje në këto momente është shumë e rëndësishme. Me Kastriotin do jetë ndeshje e vështirë. Pastaj do kemi dy përballje direkte me Partizanin dhe Kukësin i kemi në shtëpi. Me kundërshtarët direkte do vendoset gjithçka”, tha Duro.

Në këtë ide, tekniku është duke i dhënë frymëmëarrje lojtarëve që kanë shpenzuar më shumë, si Harmon, për të dytën ndeshje radhazi në pankinë: “Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, e shoqëruar me rezultatet negative dhe probleme të shumta nga dëmtimet. Është një fitore që na ndihmon për vazhdimësinë. Ishte një fitore me shumë lojtarë jashtë. Nuk është rastësi që Bytyçi, Prenga dhe Zulfiu, të luajnë . Premtojnë shumë për të ardhmen. Më vjen mirë që ata e shpërblyen besimin e dhënë” shpjegoi trajneri i bardhezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *