• |
ide | kryesore

“Teutës i japin penallti jashtë zonës”: Kupa nuk e ngushëllon, Memelli turfullon pas humbjes

-Instant, Sport



Skënderbeu e tij ka humbur kundër Teutës, tre ditë pasi e eleminoi skuadrën durrsake nga Kupa e Shqipërisë, me një penallti që nuk është gëlltitur lehtë nga tekniku i korcarëve: “Këmba e majtë e Grudës është jashtë vijës. Për mua nuk është penallti. Këmba e djathtë është në ajër. Nuk merrem fare me atë, varet si e përcakton rregullorja. Ishte i vetmi detaj që duhet ta diskutojmë. Bëmë një ndeshje të mirë, prandaj më vjen keq. Është 20-vjeçar Sadriu, kemi 3 lojtarë 20-vjeçar në qendër të mbrojtjes. Patjetër që eksperienca bën diferencën, janë njerëz dhe mund të gabojnë” ka vlerësuar Memelli.

Tani ajo që i shkon nëpër mendje teknikut të bardhekuqve është diferenca që duhet të rikuperojë, për ti dhënë një mbijetesë të jashtëzakonshme të tijve: “Janë edhe 24 pikë në lojë. Do t’i marrin ndeshjet njëra pas tjetrës. Luajmë ndaj Vllaznisë, ndeshje e vështirë për nga rëndësia. Po ngushtohen javët, janë edhe 24 pikë në lojë dhe ne do t’i luajmë të gjitha”, llogariti ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *